Shpallje

Tё dashur shqipёtare,

…Dikur kemi pasur edhe ne ‘shpirt’,

Kemi pasur edhe ne njё ekip ambicios. Ka kaluar pak kohё qё atёherё, ishin vitet ’94. Dikur luftonim edhe ne si ju, qё nga fillimi deri nё minutёn e fundit. Burrёrisht…

Sot, kemi parё njё kombetare me disa djem qё ndodheshin pёr eskursion nё Francё, jo pёr tё ‘luftuar’. Por, dua tё dini qё kemi patur edhe ne, rumunёt, ‘zemёr’. Dikur kemi qenё si ju. Hagi, Popescu, Petrescu,,, Ndoshta nuk ishim sulmues, por ishim tё guximshёm. Jepnim shpirt nё terren. Ta dini qё ateherё kemi fituar pёrballё Argjentinёs, Kolumbisё, Anglisё. Kishim ‘agresivitet’ nё lojё, ashtu siҫ ju ishit sonte.

Shqipёtarёt tuaj tё lindur nё Zvicёr, Itali, etj, janё dhjetё herё mё patriot sesa ‘gangsterat’ tanё. Na vendosёt nё njё cepe (fund) tё Europёs, atje ku e kemi vendin. Ne kemi ruajtur nga ’94-tra vetёm mbёshtetёsit. Tani na duhet tё kёrkojmё edhe njё ekip nё nivelin e dikurshёm.

Na treguat se njё futboll i korruptuar, ashtu si i rumunёve, nuk mund tё krijojё njё kombёtare tё merituar. Ju e kuptuat para nesh qё ishte nevoja e nje trajneri tё huaj, i shkёputur edhe i pavarur nga cilёsia edhe maskarallёqet e futbollit tё brendshёm. Keni njё trajner qё dёshiron tё bёjё performancё, jo njё ‘fёmijё qaraman’ i cili akoma nuk i di tё gjithё lojtarёt sipas emrave edhe qё, pёr tё justifikuar dёshtimin e skuadrёs sё tij nё fushё, thotё: “40 000 shqipetarё krijuan njё atmosferё fantastike”. Ju e keni kuptuar qё tё puthёsh ikonat nuk do tё thotё pёrmirёsim taktike.

Sot, ne kishim njё grumbull djemash tё cilёt dolёn ne fushё pas nja dy cigaresh nё dhomat e zhveshjes. Ju ua nxorёt edhe ato hundёve. Na morёt edhe ‘himnin’ edhe krenarinё.

Jam gati tё pёrulem para jush edhe t’ju falenderoj pёr mёsimin qё na dhatё, pёr ambicien qё treguat. Mё sollёt ndёrmend ekipin e Hagi-it, kohёrat kur kombёtarja kishte zemёr.
Mbetem ‘fan’ i juaji pёrgjithmonё…

PS; pёr futbollistёt e Rumanisё: “ Djem, nga areoporti shkoni direkt e nё klub. Ju pret ‘Mёkati’, ka edhe ‘ulje’. Pёr mё tepёr, ёshtё e vetmja portё ku mund tё shёnoni tani…“

 

Autor:  SILVIU  ILIUTA

Titulli origjinal: Dragi Albanezi, va multumesc!

Burimi: http://www.cronicipebune.ro/dragi-albanezi-va-multumesc-2/

Pёrktheu: Donald Bezhani