Shpallje

Filmi “Lufta mbaroi”, një realizim nga regjisor, producentë dhe skenarist maqedonas ku luajnë kryesisht aktorë shqiptarë, po merr pjesë në një festival të Zvicrës dhe autorët e tij shpresojnë se do të mund të paraqiten me këtë film edhe në festivalet e mëdha të Kanës dhe Venecies.

Filmi është një dramë që për protagonist kryesor një emigrant nga rrethina e Preshevës i cili jeton në Zvicër. Fondet për këtë realizim janë mundësuar nga institucionet maqedonase dhe zvicerane. Filmi u xhirua nëpër lokalitete të Maqedonisë, në kufirin me Kosovën dhe në Zvicër

Lufta Mbaroi