ZYRTARE: Oso Gjinovci dhe Getart Hyseni braktisin Prishtinën për klubin Besa

Shpallje

Projektin e kryetarit Adnan Hyseni për 3 vitet e ardhshme (2016/2019) po e pëlqejnë dhe po i bashkohen lojtarët më të mirë të futsallit Kosovar ku sot dyshja Gjinovci dhe Hyseni dyshe kjo që bartën barrën kryesore në kampionatin e kaluar në klubin FC Prishtina ju bashkuan klubit Besa dhe nënshkruan kontratë 3 vjeqare që i specifikon vitet 2016/2019. Me ardhjën e dy lojtarëve në fjalë në këtë rast Oso Gjinovcin i cili ishte ndër golshënuesit më të mirë të kampionatit të kaluar e gjithashtu edhe me Getart Hyseni i ka cilësinë e duhur në futsall ne si klub do përfitojm shumë duke ditur se këta dy lojtarë do i bashkohen grupit të fuqishëm që Besa ka mbrenda vetës dhe ketë kampionat (2016/2017) do triumfojm në dy fronte dhe do stolisemi me dy trofetë si Kupa e Kosoves dhe Titulli Kampion dhe pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare siç është Champions Liga.