Për Elenën…

    Elena ime, drita e shpirtit tim, ngrohtësia e buzëve te mia, vetja ime, Elenë me fal...

    Nëse me dëgjon, dije se në tokë s’ka mbetur asgjë qe i jep kuptim ekzistencës, s’ka asgjë me madhështorë se fryma jote se bashku me qenien tënde, a do të kthehesh ?, jo për mua,se unë po jetoj edhe pa dritë, por kthehu për te tjerët, pushtojë edhe një herë planetët, tregoju se je Elena ime, dielli i tokës e hëna e natës.

    Tani po qëndroi tek shtrati ytë, shpresoj te mos e kesh ftohet aty poshtë, e di qe dielli nuk po te ngroh, po s’ka lidhje se m’ke afër, po te dhuroj çdo gjë qe kam. Elenë , nëse me dëgjon, ne duar po mbaj librin tënd te fundit, ke mbetur ne faqen e 15-të , këtu me ke, unë do ta lexoj, mjafton për mua qe ti të ndihesh përsëri gjallë, do ti lexoj çdo poezi e roman të botës, deri sa të kem zë. Nesër do ti marr te gjitha lulet e kopshtit tonë , do ti mbjell përreth teje sepse kështu do të ndjehesh si ne shtëpi.

    Ketë letër po e lëshoj te tokë , kur te kesh kohë lexoje , dhe kupto se kam mallë për ty, me mungon çdo mëngjes e sidomos kur lexoj gazet, tani vetëm kafeja me shoqëron, me mungon çdo natë, nuk mundem ti mbyll sytë pa ty prandaj edhe e pres lindjen e diellit, sepse e di se rrezja e parë në fytyrën time, është përqafimi ytë .

    Unë kurrë nuk ta kam lëshuar dorën , mos harro, ti për mua mbetesh vogëlushja qe me beri te besoi në dashurin në shikim te parë, e dashur zemra ime gjithë ka me të dashtë.