Rrefimi i nje terroristi

Une jam si hije e ardhur prej mekateve te nje tjeter bote. Me mban gjalle urrejtja, mllefi, deshira per t’u hakmarre ndaj çdo frymori qe jeton me besimin ne Zot. Jam universal, misherim i nje mendjeje te mbrapshte qe struket si zvarranik ne strofullen e vdekjes. Jam ambasador i nje lufte te paemer, te pa fè, te pa jusifikueshme…i nje lufte qe ia ka dale ta ktheje paqen ne nje enderr te larget. Une jam prane teje ne çdo hap qe hedh dhe te urrej per faktin se adhuron ekzistencen. Une te luftoj dhe te vras sepse me mbush shpirterisht ekstaza e vdekjes, se adhuroj te pergjak, se bekohem kur mekatoj, se me qeteson çmendurisht shija e lotit te nenes tende, te motres tende, te bashkeshortit tend, te birit tend, te mikut tend.

Ti me flet lutje, per ZOT…Te degjoj, dhe me shokon verberia jote ndaj dikujt qe une s’e njoh. Sepse une nuk njoh asnje Zot, une kam ardhur ne kete bote prej vdekjes dhe i bindem vetem asaj, te vetmes qe me jep force, qe ma kthen frymen ne fuqi dhe makthin ne enderr. Te vetmes qe me ben ta shoh jeten si objekt i ekstazes se çmendurise. Ti me mallkon, me gjykon, me perndjek, me arreston, me pergjigjesh njesoj duke me vrare…por, ulerima jote mua me ushqen, me jep sadisfaksionin e shume deshiruar. Pasi e degjoj ate ulerime, pasi shoh i dehur se si lotet dhe gjaku perlyejne rruget, jam i gatshem ta le kete bote si misionar i denje i vdekjes, i mekatit, i demonit te urrejtjes se pamotivuar.

Ekzaktesisht keshtu u ndjeva dje…nuk kishte parajse me hyjnore se sa kukullat qe rrezoheshin rrugeve dhe u binin nga krahet  femijeve qe merrja perpara, se sa tmerrit dhe terrorit qe mezi dalloja ne erresiren e nates se 14 korrikut, se sa ulerimat e qindra humaneve qe vraponin per t’i shpetuar eksitimit tim te vdekjes. Aty kuptova sa e lehte eshte te gjesh lumturine te vdekja, te qeshuren tek ulerima dhe kenaqsine tek dhimbja. Aty kutpova sa force paskam patur, sa i pranishem paskam qene, sa triumfuese paska qene urrejtja ime ndaj lindjes dhe perendimit te diellit, ndaj nje bote qe leviz dhe merr fryme, qe lutet dhe prehet, qe beson dhe i trembet mekatit, qe bekon te nesermen dhe falet per te djeshmen. Aty kuptova se si mund ta kthej çdo sekonde ne nje makth vrastar, se si mund ta perlyej te bardhen me te zeze.

Nuk di pse e bej, pse i vras, pse i shtyp si kermij te padobishem dhe therras me ze te larte dike qe as e njoh, as e kam pare kurre perderisa nuk kam ardhur ne kete bote prej tij. Therras “Allah” dhe me duket se lidh me ze te larte disa germa te pakuptitmta te gjuhes se humaneve. E therras dhe vras, vras dhe e therras, pa mundur te gjej asnje lidhje mes te dyve. Me kane thene se ky emer do me beje me pak te çmendur ne syte e tyre, do t’i japi kuptim bojes se zeze qe rrjedh ne venat e mia, por prape nuk arrij ta kuptoj pse e therras. E therrita edhe dje, kur shkelja mbi trupat e pajete te disa qenieve te vogla, kur lyeja rrotat e kamionit me nje ngjyre te kuqe ndryshe nga ajo e qe rrjedh ne venat e mia, kur qeshja si skizofren i pandalshem me ulerimat dhe terrorin qe shihja ne syte e disa mizave qe ecnin si te nderkryer. E therrita ashtu kot, pa e njohur, pa i pasur friken, pa e dashur, pa e perfillur, pa e ditur se ç’lidhje mund te kete me misionin tim.

E pasi mbarova gjithçka, u ula te shijoja panoramen qe krijova me keto duar. Ishte nje mozaik mallkimesh, frike, gjykimi, urrejtjeje, lotesh, dhimbjeje…ishte nje erresire qe mua me jepte force. Midis tyre kishte edhe nga ata qe tentonin te me jepnin nje mbrojtje te papaguar. Qe nuk me quanin terrorist, por hakmarres…qe çmendurise sime i jepnin nje motiv, e justifikonin dhe besonin se do ndjeja me pak faj. Kishte nga ata qe        luftes sime i ngjisnin nje kauze, i jepnin nje arsye dhe e benin mese universale, madje e kthenin ne nje lufte te drejte te nisur nga tjeter kush. Keta tentonin ta çdramatizonin masakren qe linda me aq mundim, u dukej vetja racionale, te arsyeshem, kerkonin te vendosnin shenjen e barazise mes lindjes dhe perendimit dhe pa dashur ktheheshim ne avokate vullnetare te djallit. Me besoni kur them se keta te fundit ma çuan vertet humorin ne ekstaze ! Vertete besonin se une vrava krishterimin, perendimin, modernen? Ah sa rende gabojne …! Une vras frymorin, humanin, te pafajshmin, birin, bijen, nenen, motren, shokun, komshiun, kalimtarin. Une kam nje uri ujku per te vrare besimtarin dhe ateistin, sepse une vras ate qe adhuron ekzistencen. Une vras jeten, deshiren per te urryer vdekjen. Harrojeni sot e pergjithmone … une nuk kam kauze, as motiv, as hakmarrje sepse une nuk mund te hakmerrem. Kjo eshte arsyeja pse une nuk flas per lufte.  Une nuk njoh kundershtar. Une do te vras ne lindje dhe perendim, ne çdo cep ku ka humane qe qeshin, qe jetojne, qe besojne, qe falenderojne dike per lindjen e diellit. Une kam vetem nje hobi, nje hobi skizofrenik dhe delirues … mua me jep jete vdekja. Ndaj vras, ndaj urrej, ndaj s’mund te me vrasin…

Pranvera Shehaj – Diplomuar ne degen “Shkenca Politike dhe marredhenie nderkombetare” prane “Università degli Studi di Trento”, Itali.