Fatlind Demi
Shpallje

Fatlind Demi 17 vjeqar, luan pozitën e sulmuesit të krahut dhe mesfushorit ofanziv në KF Gjilani U19.

Veçori e Fatlindit është që në fushë funkcionon me të dy këmbët por e djathta është këmba e preferuar. Karakteristikat e Fatlindit jane driblimet ne çdo cep të fushës, shpejtësia dhe depërtimet në krah.

Në moshën 10 vjeçare Fatlindi ka filluar të merret me futboll. Fillimisht ishte pjesë e  KF Shkëndija ku ka marrë hapat e parë të futbollit nën përkujdesjen e trajnerëve Veton Xhemajli dhe Selim Muja.

Fatlindi ishte edhe pjesë e Galatasaray, ku ishte në prova në këtë klub turk dhe aty ka shënuar shtatë gola dhe katër asistime për katër lojë.

Për shumë menaxherë ishin mbresëlënëse paraqitjet e të riut gjilanas. Fatlindi shprehet se ende është në kontakte të vazhdueshme me disa menaxherë ndërkombëtarë.

Fatlind Demi ka marrë pjesë vitin e kaluar në kampin profesional në Gjilan ku ka lënë përshtypje shumë të mira për shumë menaxherë evropian.

Tani Fatlindi është pjese e KF Gjilani me grupmoshat nën 19 vjeç.

Dëshira e Fatlindit është që të luaj për ndonjë ekip të madh siç është AC Milan dhe të jetë në përfaqësuesen e Kombëtares, dhe për këtë qëllim Fatlindi është duke punuar parreshtur.