Altin Fejzullahu
Altin Fejzullahu
Shpallje

16 vjeçari ferizajas Altin Fejzullahu është një portier i talentuar futbolli.

Altini ka filluar karrierën e tij tek KF Zogu nga fshati Terrn i Ferizajit. Aty kishte mjaftë sukses dhe morri hapat e parë të kulminacionit junior sa i përket mbrojtjes së rrjetës së golit.

Mëpastaj Altini u bë pjesë e ekipit KF Rinia nga fshati i tij Vojnovc i Ferizajit ku u angazhua më gjatë dhe nga aty e morri në rradhët e veta KF Ferizaj që i bëri një kërkesë nga trajneri i ekipit të tij që ta liroj nga ekipi  dhe të shkoj tek Kaltër e bardhit.

Altini pastaj pauzoi dhe morri leje për të hyrë në ekipin nga Shqipëria KF Kukësi ku edhe është duke ushtruar maksimalisht.

Gazeta Ora dhe lexuesit e saj i urojnë shumë suksese të meëutjeshme Altinit, dhe çdo lëvizje në karrierën e tij do ta përcjellim.