Ç’mund të presim nga të tjerët, nëse pëçahemi me njëri-tjetrin?

Kombëtarja e Shqipërisë, falë lojtarëve të saj , dhe bashkimit të shumë zemrave të  Shqiptarëve kudo që ishin, bëri mrekullinë në Uefa Euro 2016. Të gjithë ne Shqiptarët, në këtë momënt historik derdhëm lot ,  lot gëzimi, dhe të gjithë u bëmë një, ku i treguam botës, se megjithëse jemi një vend i vogël, ne ecim me hapa “gjigandë” .  Por kohët e fundit, nga kombëtarja jonë filluan të largohen lojtarët si Milot Rashica, Alban Meha etj, drejt kombëtares së Kosovës. Nga kjo zgjedhje e lojtarëve shqiptarë të Kosovës, pati  reagime nga shume njerëz , ku disa i cilësonin si tradhëtarë, dhe disa të tjerë i mbështetën. Por fatkeqësisht, duke dhënë këto reagime të ndryshme, ne harruam një gjë të rëndësishme dhe shkatërruese për ne “Përçarjen”. Shqiptarët e Shqipërisë së bashku me ata të Kosovës po argumentojnë se cila nga ekipet janë më të suksesshme, madje kanë arritur deri në atë pikë sa po ofendojnë njëri- tjetrin. Ata po sillen vërtet si kundërshtarë dhe harrojnë se në zemrat tona, të gjithë ne Shqiptarët jemi një. Ndarja e Shqipërisë, nuk ka qënë dëshira jonë , por e shteteve të tjera, të cilat na ndanë para shumë viteve,ku zemrat tona qëndruan gjithmonë të bashkuara pavarësisht çdo pengese që hasëm. Prandaj edhe tani ne nuk duhet të përçahemi, por përkundrazi, të mbështesim njëri-tjetrin, sepse nëse se bëjmë ne, ç’mund të presim prej të huajve, ç’mund të presim prej armiqve.

Me të vërtetë është e dhimbshme kur largohen futbollistët nga kombëtarja jonë, por s’mund ti quajmë tradhëtarë, sepse ata nuk po shkojnë të luajnë për armikun por për Kosovën tonë, për Kosovën e gjithë Shqiptarëve. Para pak kohësh, lajme të gëzueshme erdhën për të gjithë ne, ku Kosova u pranua në Fifa dhe Uefa. Por pas këtij hapi gjigand, kombëtarja e Kosovës duhet të përmirësohet sa më shumë, dhe sigurisht ka nevojë për lojtarë, prandaj ne duhet ti kuptojmë ata që largohen. Në radhët e Shqipërisë, por edhe tek ajo e Kosovës, jam i sigurt që shumë talente të reja do vinë prandaj nuk duhet të shqetësohemi apo mërzitemi. Gjithashtu një fatkeqësi tjetër është që  shume persona paragjykojnë  kombëtaren e Kosovës për flamurin apo himnin që do kenë. Por libri nuk gjykohet nga kopertina, po nga ajo çka mbart , prandaj jam shumë i sigurt që në zemrën e kësaj kombëtareje, do ekzistojë vetëm flamuri apo himni kombëtar Shqiptar. Prandaj të mos e shohim njëri-tjetrin si kundërshtarë, që të cilën e duan shumë armiqtë tanë, por të qëndrojmë gjithmonë përkrah njëri-tjetrit, dhe të shpresojmë që të dyja kombëtaret të jenë sa më të suksesshme. Vetëm duke qënë të suksesshëm jo vetëm ne futboll, por në çdo fushë, vetëm duke u bërë pjesë ne çdo organizëm europian, ne mund të arrijmë bashkimin, të cilin duhet ta duam dhe përkrahim të gjithë, përfshirë edhe politikanët e të dyja vendeve.

Por pavarësisht gjithë këtyre, ne nuk duhet ta ngatërrojmë lojën e futbollit me asgjë tjetër, prandaj duhet ti respektojmë në maksimum lojtarët që kemi , njësoj siç vepron bota. Si Shqipëria ashtu edhe Kosova duhet të investojnë, jo vetëm ne futboll por edhe në sportet e tjera. Ne kemi shumë talente, por ata duan mbështetje që ta ushqejnë talentin e tyre, sepse duke mos pasur përkrahje ata ose do largohen jashtë shtetit të zhvillojnë talentin e tyre, ose disa të tjerë do qëndrojnë këtu, por do merren me diçka tjetër. Prandaj rruga e çdo talenti duhet të hapet me patjetër, sepse shpesh herë falë tyre ne ndihemi krenarë dhe qëndrojmë të bashkuar dhe të fuqishëm. Nëpërmjet suksesit të tyre bota po njeh se sa të aftë janë Shqiptarët. Prandaj të gjithë ne të mos merremi me gjëra koti por të vazhdojmë kështu dhe të ecim vetëm para e të bashkuar duke dashur, mbështetur njëri-tjetrin dhe kryesorja mos bëhemi shkaktarë për përçarje.