Metodat e shantazhit dhe të kërcnimeve të Thaçit dhe të Mustafës

Ata të cilët  kan përcjellur kronologjinë e ngjarjeve politike , e dinë mirë së cilët janë ato përsonalitete politike të cilët  u shërbyen  më mashtrime , shantazhe, kërcnime ndër më të ndryshmet për ta grabitur pushtetin e pas luftës. Deri sa ishte gjallë presidenti Ibrahim Rugova   nuk kishin gjasa minimale  ta marrin timonin e shtetit të ri të  Kosovës. Dhe, në pa mundësi që më metoda demokratike të ngjitën në pushtet, së për këtë punë nuk e kishin kaqikun , nuk e kishin autoritetin në popull, nuk e kishin  as ngritjën profesionale, u shërbyen më metodat  më brutale , më metodat më të ndyta për ta udhëhequr Kosovën.  Këtë katërcipërisht po e vërteton koha dhe aktuliteti politik shumë i zymtë në Kosovë .Metodën e shanatazheve dhe të frikësimit nuk e ndalën kurrë deri më sot.  Tash kur Kosovës po i mungon një përsonalitet çfarë ishte Rugova , vallën e djallit më  qytetarët e Kosovës  po e lozin kjo kastë politike në pushtet  e cila   po i vënë në pëshore edhe  interesat kombëtare.  Këta po e tregon koha dhe veprimet e tyre abuzive së vetëm pushtetin e kan si pikë synim dhe jo edhe fatin e Kosovës . Të gjithë arpallaku tashme  iu ka dalë  së cilët janë këto struktura në krye të shtetit  .  E kan futur që shumë kohë vendin në krizë institucionale , e kan elektrizu situatën politike duke krijuar destabilitet të përgjithshem të vendit. E kan pru gjendjen ekonomike dhe sociale siq është më së keqi për një shtet. Kosova po përballët më shkallën e lartë të krimit dhe korrupcionit. Çdo ditë po e gërryjnë nga brenda shtetin duke vjedhur dhe plaqkitur të gjitha të mirat materjale .  Më veprimet e veta e vërtetuan së janë ngjitur në pushtet më vota të kontrabanduara dhe të manipuluara. Janë bë bashkë në krye të shtetit kriminelët politik dhe kriminelët ekonomik te të gjitha ngjyrave. E ropën Kosovën dhe po e shesin pa fije turpi  territrorin e saj . Klanët mafioze politike në krye  të PDK-së dhe LDK-së, janë bërë   gangrenë e kësaj shoqërie . Një luftë speciale është duke u bërë kundër Gjykatës Speciale .Ata që do të përballen më gjykatën nuk iu  hynë duket sheshazi  në funksion  stabiliteti politik i Kosovës.  Dëshirojnë më çdo kusht ti ruajnë pozitat e privilegjuara shoqërore që i kan zënë.Presidenti, Hashim Thaçi dhe kryeministri , Isa Mustafa të cilët e kan vu  duket Demarkacionin si kusht për liberalizim të vizave , kan filluar më kërcnime karshi deputetëve .Thaçi është ngritur mbi institucionet e vendit sikur të ishte mbret. Ai shumë herë deri më sot i ka ndryshuar deklaratat dhe qendrimet, por edhe vendimet  veta politike  që po i kushtojnë Kosovës. Ata e kan zgjedhur rrugën linquese dhe përjashtuese vetëm  për ti mbajtur pozitat e larta  shtetërore . Këtë kurs despotik dhe tiranik  të instaluar , e kan mundësin  e madhe ta ndryshojnë  Opozita e bashkuar , bashkë më popullin e Kosovës…