Shpallje

Islam Borinca

Psikolog dhe P.h.D CAND në Universitetin e Gjëneves, Zvicerr

Si rrjedhojë e një varg faktorëveshoqëroro-ekonomikë në vendin tonë, ende mungon një qasje serioze ndaj nivelit të parëtë sistemit të arsimit dhe edukimit parashkollor.Niveli i edukimit parashkollor ende nuk eka zënë vendin që e meriton në kuadër të sistemit të arsimit dhe shoqërisë sonë në tërësi.Sa i përket përfshirjes së përgjithshme të fëmijëve në edukim parashkollor, kjo përfshirje nuk është e kënaqshme pasi zonat rurale janë shumë të neglizhuara në këtëaspekt (Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane, 2013; Aliu-Gashi, 2014).Roli i psikologut edhe pse mjaft i rëndësishëm në zhvillimin e një fëmiju qysh nga faza parashkollore dhe shkollore prap se prap nuk gjen zbatim të mirëfilltë në Kosovë, pasi që mungojnë rregulloret dhe regjistrimet zyrtare për psikologët në institucione parashkollore, madje  qështja e psikologëve në institucionet shkollore është e pa qartë dhe problematike që shumë vite (Shala, 2011; Gjelaj, 2014)

Kypunim ka qëllim eksplorativ në lidhje me institucionet parashkollore dhe rolin e psikologut në këto institucione, ndersa burimet që janë përdor në këtë punim janë: Ligjet dhe rregulloret e ndryshme të Kuvendit të Kosoves dhe MASHT-it, Raporte lidhur me Arsimin në Kosovë për BE-në, studimetdhe artikujt vendor dhe ndërkombëtar.

Institucionet Parashkollore në Kosovë

Si institucionet parashkollore mund të përcaktohen objektet apo shtëpitë ekonventuara të cilat janë të ndërtuara në mënyrë speciale për të ofruar programeparashkollore dhe të cilat plotësojnë nevojat edukative dhe zhvillojnë nevojat e fëmijëvederi në regjistrimin e tyre në shkollë fillore(Ligji mbi edukimin parashkollor 2006;Ligji për arsimin parauniversitar, 2011). Në vendin tonë këto institucione dallohen me dy emërtime sipas moshës së fëmijëve:Çerdhe për moshën 0-3 vjeç dhe kopshte për moshën 3-6 vjeç. (Zuna-Deva, 2003).

Edukimi para-shkollor në Republikën e Kosovës aktualisht është i organizuar si në vijim: Në institucione publike (çerdhet që përfshijnë fëmijët e grup moshave 6 muaj deri 3 vjeç dhe kopshtet që përfshijnë fëmijët 3-6 vjeç; Në institucione private (kopshte për fëmijët 0-6 vjeç); Në klasat para-fillore (fëmijët e moshës 5-6 vjeç, kryesisht të bashkëngjitura nëshkollat e rregullta). Numri i edukatorëve/edukatoreve me kualifikime të duhura në nivelin e edukimit parashkollor 0-3 vjeç është i kufizuar (Ligji mbi edukimin parashkollor, 2006; MASHT, 2011).Vlerësohet se shumica e edukatorëve në këtë nivel nuk i përmbushin kushtet e edukimit optimal për të punuar me fëmijët e këtij zhvillimi( Shala, 2011; Paqarada, 2014).

Vetëm 23 nga 34 komuna kanë së paku një institucion parashkollor publik. Fondet e ndara për regjistrimin e fëmijëve në edukimin parashkollor në komuna janë të kufizuara (MASHT, 2011).Institucionet parashkollore publike që janë vetëm 41 dhe jo të gjithanë funksion, gjenden më shumë në qytete sesa në fshatra, gjithashtu edhe institucionetparashkollore private, kryesisht gjenden në qendrat e mëdha urbane, ku disa prej tyre jan konform standarteve evropiane, por ka edhe disa ende të pa regjistruara dhe monitoruara (Aliu-Gashi, 2014; Gjelaj,2014).

Sipas të dhënave statistikore nga Census (2011) numri i popullsisë për grupmoshën 0-6 është 210747, ndërkaq sipas të dhënave statistikore tëMASHT-it, numri i fëmijëve të përfshirë në institucione parashkollore (kopshte) gjatëkëtij viti është 5167 fëmijë në 41 kopshte publike dhe private që i bie se vetëm 2.45 %fëmijëve kosovar të moshës 0-6 vjet janë të përfshirë në edukim parashkollor të institucionalizuar ( MASHT,2011).Pjesa më e madhe e fëmijëve në Kosovë ende nuk ka qasje në programet formaletë edukimit në fëmijërinë e hershme. Meqë numri i fëmijëve që vijojnë institucionetparashkollore vazhdon të jetë shumë i vogël në Kosovë, bën që përkujdesja për edukimine hershëm të fëmijëve të jetë ekskluzivisht në dorën e familjeve, pavarësisht nivelitarsimor të tyre ( Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane, 2013).

Roli i Psikologut në Institucionet Parashkollore

Edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare nga MASHT-i për psikologët e punësuar në Institucionet parashkollore, apo nuk ka rregullore të veçantë për psikologët nëkëtë  aspekt,  përveq atyre shkollore, që prap se prap edhe aty  ka polemika të shumta dhe paqartësi (Gjelaj, 2014).

Psikologu parashkollor është pjesë përbërëse e institucionit parashkollor i cili ndihmon në zhvillimin dhe  të mësuarit e fëmijëve, si dhe është  një ndër  promoterët  e parë të edukimit inkluziv(Kaplinski, Lidz & Rosenfield, 1992)Psikologët parshkollor ndihmojnë fëmijët në eleminimin e vështirësive të ndryshme që pengojnë procesin e të mësuarit dhe zhvillimit, këto vështirësi mund të jenë: vështirësi në të mësuar, në komunikim, vështirësi fizike, sociale dhe emocionale.Si rezultat i edukimt dhe përvojës së tyre, psikologët parashkollor duhet të dhënë kontribut të veqantënë  zhvillimin, të mësuarit dhe arritjen progresive të fëmijëve(Miranda & Andrews, 1994).

Çfarë shërbime ofrojn psikologët parashkollor?

Punë individuale me fëmijët:  Psikologu para-shkollor gjatë punës individuale me fëmijën, zakonisht kryejn një vlerësim të plotë të tij, apo të nevojave të veqanta arsimore të tij,  ekzaminimin e historisë së fëmijës që mund të ndikojnë në zhvilimin, të mësuarit dhe arritjet akademike. Kjo përfshin edhe observimin e fëmijës, konsultimin me prindërit si dhe rishikimin e dokumenteve tjera relevante. Në këtë mënyrë psikologu raporton për prindërin, për stafin e institucionit parashkollor, si dhe konsultohet me profesionist tjerë sipas rastit ( Farrel, 2007).

Bashkëpunimi me eduakatorët: Lidhur me  planin e punës, nevojat e fëmijëve, mbështetje dhe këshillim për edukatorët në lidhje me politikat dhe qështjet praktike, si dhe ofrimi i mbështetjes në rastet kritike si: mbrojtja e fëmijëve, refuzimi i vjijimit apo qëndrimit nëinstitucionin parashkollor, vështirësit sociale/emocionale, vështirësit në sjellje dhe të mësuar, refuzimi i lojës ( Jimerson,2007; Watkins,2001).

Bazuar në këtë  psikologët që punojnë në institucionet parashkollore duhet  të kryejnë vlerësime me fëmijët parashkollorë, duhet të kuptojnë zhvillimin e tyre në atë fazë të hershme, funksionimin e familjes, dhe funksionimin e tij brenda kontekstit  arsimor, dhe këta psikolog duhet të jenë të çertifikuar  në këto trajnime (Alfonso, 1999 ; Poulou, 2003), gjithashtu  të kenë shkathtësi themelore të vlerësimeve të tilla si: njohuri të metodave psikometrike, aftësi vëzhguese, aftësi me punë me prindërit, të kuptojnë zhvillimin tipik dhe atipik të fëmijëve, të kenë vlerësime ndërhyrëse pasi që nëse këto bëhen në këtë fazë, progresiviteti do të jetë më i lartë se sa këto ndërhyrje  të realizuara në fazën shkollore (Preator & McAllister, 1995; Trice, 2007).

Konkluzionet dhe Rekomandimet

Edhe pse edukimi parashkollor është mirë i definuar si nga ligjet e Kuvendit si dhe nga rregulloret e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë, prap se prap ka ngecje në implementimin e rregulloreve të tyre, ka mungesë të institucioneve parashkollore në tërë territorin e Kosovës, e më së shumti janë të dëmtuara zonat rurale, ku 34 komuna kanë vetëm 23 institucione parashkollore, pastaj mungojnë të dhënat se sa institucione ka në zonat rurale, si dhe mungojnë të dhëna apo monitorime edhe për institucionet e tilla private.

Si rezultat i tërë kësaj mungon edhe vetëdijësimi i prindërve se sa i rëndësishëm është dërgimi i fëmijës në institucionet parashkollore si dhe numrii fëmijëve në këto institucione është minimal, dhe fati i fëmijëve që nuk vijojn edukimin në institucionet parashkollore, mbetet në dorën e prindërve të tyre: se sa ata mund të jenë ndihmues ose nëse ata kanë kohën dhe edukimin e duhur për t’i ndihmuar fëmijët e tyre. Gjithashtu edhe një nga problemet me të cilat po ballafaqohen institucionet parashkollore është stafi i kufizuar si dhe mungesa e stafit adekuat, ku sipas  Raportit nga Tryeza Tematike për Inovacionin, Shoqëria e Informacionit, Politikat Sociale dhe Shëndetsore Kosova 2020 në disa institucione prashkollore publike ka të punësuar vetëm me shkollë të mesme për nivelin e parë (0-3vjet), si dhe nuk ka staf apo ekip multidisiplinar, ku fëmijët  edukohen dhe observohen në shumë procese.

Edhe pse nuk ka të dhëna apo rregullore për Psikologun në institucionet parashkollore në vendin tonë, inkuadrimi apo prezenca  e psikologut në institucionet parashkollore ka rëndësi të theksueshme në zhvillim e fëmijës  dhe pregaditjen e tij për fazën shkollore, si dhe identifikimin e vështirësive të ndryshme me të cilat fëmijët munden të ballafaqohen dhe  vlerësimet e ndryshme psikometrike, megjithatë kësaj çështje sistemi qendror nuk ja ka dhënë rëndësinë e duhur, duke mos e paraparë, dhe mos qartësuar kompetencat e rolit të psikologut në institucionin parashkollor, gjithashtu mungon  edhe vetëdijësimi i prindërve për rolin dhe rëndësin e tij, madje nuk ka raste të raportuara ku prindërit kanë kërkuar, inkuadrimin e psikologut në keto institucione.

Rekomandimet

Të bëhen plane nga MASHT-i për hapjen e institucioneve parashkollore në zonat urbane e posaqërisht në ato rurale.

Të organizohen programe vetëdijësuese nga qarqet nacionale apo ato lokale për vetëdijësimin e prindërve për rolin dhe rëndësin e edukimit parashkollorë për fëmijën.

Të ketë rregulla dhe kritere të qarta të punësimit në lidhje me stafin në këto institucione.

Studime afatgjata të efekteve të formave të edukimit (familje, kopsht) nësuksesin e fëmijëve pas përfundimit të shkollimit fillor apo të mesëm dhe mëgjatë.

Krahasimin e nivelit të gatishmërisë për shkollë midis fëmijëve që vijnënë shkollë nga kopshtet publike dhe private, me qëllim të identifikimit tëprogrameve më efektive gjatëmoshës parashkollore.

Të stimulohen dhe ndihmohen institucione parashkollore për prezencën e një stafi multidisiplinar.

Të parashihet inkuadrimi i psikologut edhe në institucionet parashkollore si dhe të ketë rregullore të veçantë në lidhje me këtë aspekt.

Referencat

Borinca., I (2016) Institucionet parashkollore në Kosovë dhe roli i psikologut në institucione të tilla. GazetaOra.com