Kosovës i duhen fytyra të pa kompromituara politike?!

  Pak ose asgjë të hajrit nuk  përjetuam  nga pushtetet e pasluftës. Kemi menduar se veq të mira do të kemi, se ishim për shumë kohë të robëruar .Kemi shpresuar së  do të ndërtojmë shtet  ashtu siq edhe na ka hije. Na ndodhën shumë të pa pritura sepse në pushtet erdhën njerëzit  që më profesionin e politikës nuk kan asgjë të përbashkët. U qartësua tashmë së kjo garniturë gadi e njejtë pushtetare e pasluftës, si qëllim e ka pasur pasurimin për vete dhe varfërimin e shumicës. Dua të lidhëm më fillimin e tekstit,  së veq hidherime na u servuan. Kastat që u ndërruan në pushtet i sollën popullit vetëm vuajtje dhe mjeriom social. I sollën këtij vendi dhe popullit krim dhe korrupcion të cilat që shumë kohë nuk po zbresin nga temat kryesore .I sollën nivel të lartë të atyre që po kërkojnë  punë. Na sollën migrime masovike …. Shumë pak na sollën gëzime , shumë pak e sollën lumturinë dhe harenë në familjët tona. E zymtësuan jetën  e shumë familjeve më vrasje të motiveve të ndryshme dhe të vrasjeve për motive politike.  

 Politika në Kosovë ishte  dhe ka mbetur  ana më e ërrët e realitetit  tonë ,  dhe e cila po na përcjellë si hije  e keqe …Dhe, natyrisht së këtu vjenë në shprehje katërcipërisht ajo  kur  ambasadori amerikan Donald  Lu,    thotë  “ Ju shqiptarët  kam ndëgjuar së shquheni si njerëz të fjalës dhe të besës, por politikan më të pa besë nuk kam pa”.  Kjo vlenë për  politikanet  shqiptarë  edhe në trojet tjera  etnike . Lu në konferencën e fundit  në kuader të luftës kunder krimit të organizuar dhe korrupcionit në Shqipëri , por që vlenë edhe për Kosovën     tha” se bosët e krimit levizin lirshem për shkak të lidhjeve të tyre më njerëz më ndikim”. Ambasadori Lu sigurisht këtu ka aluduar  edhe në njerëzit në krye të politikës dhe  të pushtetit në Shqipëri, të cilët jo që nuk e luftuan krimin kurrë por edhe vet janë  bërë pjesë e krimit të organizuar , bashkë më vëllëzërit e tyre në krye të pushtetit në Kosovë. Ai mori  shëmbull Al Kaponën. Edhe unë në një shkrim para disa muajëve  e pata përmendur pikërisht Al Kaponën si krahasim më situatën  në  Kosovë dhe në Shqipëri. Megjithate në kohën e Al Kaponës nuk ka jetuar populli dobët sikur tash nga Al kaponët  e kohës moderne , të cilët e kan kapur popullin fortë për gryke , duke ia qitur sytë duq…

  Ata që po na e zbardhin fytyrën , ata që po na bëjnë të lumtur dhe krenarë janë  bërë  sportistët  tanë të cilët po korrin suksese të jashtë zakonshme në arenën ndërkombëtare. Futbollistët në ligat evropane dhe  dy kombëtarët  tona  janë   prijetaret e sukseseve dhe të gëzimeve tona të mëdha . Pastaj , xhudistja Majlinda Kelmendi shumë herë deri më sot na gëzoj më sukseset kulminante  në nivelët botërore  , edhe në Olimpiadën e fundit…Na gëzuan kombëtarja në futboll e cila u plasua në kamponatin Evropan në Francë, dhe  më lojën e  mirw tw shfaqur atje… dhe së fundi prap na gëzuan dy përfaqësueset tona, ajo  e Shqipërisë dhe  përfaqësuesja e Kosovës në kuader të kualifikimeve për  Kampionatin Botëror në futboll. Kur jemi këtu duhet theksuar së si po vrapojnë pa fije turpi, njerëzit e politikës , duke u përpjekur që sukseset e sportistëve  tia faturojnë disi si meritë edhe e tyre. Pamë presidentin ,Hashim  Thaçin së bashku më djalin dhe njerëzit e tij  në Brazil në Lojërat Olimpike ,ku Majlinda e  zuri vendin e parë. Kështu vepruan edhe  më rastin e shenjëterimit  të Nenë Terezës në Vatikan më një delagacion të gjërë , më shumë për të shetitur më para  të këtij  populli të varfëruar   . Kjo ndodhi edhe së fundi  edhe në Finlandë . Populli  i ka një mijë e një arsye që kurrë  më, votën  mos  ta ‘ shes’ aq lirë . Kosovës i nevoiten  më shumë së kurrë fytyra të reja  të pa komprimituara politike…