Sot më shumë se kurrë

Kujtohuni o gjaku im! Kujtohuni! Cilët jemi ne?

Po thërras me aq fuqi sa më ka mbetur, e nuk kam shumë dhe ndoshta kjo është fryma e fundit, por s’do të largohem nga kjo jetë pa tundur edhe një herë malet e shkëmbinjtë e këtij dheu, të dheut tim, që të gjithë ju e harruat.

Flisni tani o trimat e Skënderbeut, zgjohuni edhe ju poetet të Mjedës, Naimit dhe Fishtës, flisni e bërtisni o bijtë e Ademit, me tregoni cilët jemi ne?. Apo mos ndoshta jeni zhdukur, por si frikohet shqiponja nga toka e qielli i saj, nga foleja e vetë.

Ne nuk jemi ata qe mbyllin sytë para se keqes, ne nuk jemi popull qe nuk e mbron atdheun tonë para armiqve, edhe në qoftë se armiku është gjaku ynë, atdheut mbetet zemra, ne e mbajmë gjallë. Ne nuk jemi vëllezër e motra qe nuk e japin shpirtin për njeri-tjetrin. Ne nuk dorëzohemi edhe në momente kur nuk ka shpresë, përsëri qëndrojmë në këmbë, sy patrembur sepse ne jemi shqipet e këtij vendi, jemi shqiptarët e përgjakur për liri.

Prandaj, zgjohuni o trimat e mi, zgjohuni e tregoni botës se shqiponjat nuk ndalen, shtrini krahët në të katërtat anë të tokës e këndoni në gjuhën shqipe, tregojuni te gjithëve se toka jonë nuk falet, gjaku ynë nuk harrohet, se unë jam shkëmb i këtij vendi, unë nuk shuhem, së unë nuk kam nder shqiptari po se mbrojta çdo grimcë të atdheut tim. Ne nuk jetuam të shkelur nga armiku, se nuk duruam, prandaj as sot nuk do ti ulim shpatat për ta mbrojtur tokën e stërgjysheve tanë. E dëgjoni o njerëzim se FRIKA e SHQIPTARI nuk kanë shkuar kurrë bashkë.

Ne jemi ata të cilët nuk ndalen.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz