Kosova po bëhet synet…

LDK-ja do të duhej që me “aferën pronto”, ta zhbëjë koalicionin qeverisës dhe menjëherë ta qoi vendin në zgjedhje të reja sepse më këtë koalicion aktualisht ata do të sfidohen përfundimisht bashkëfajtorsinë për të gjitha mallkimet e bëra në vend.

Në fakt serish territori i Kosovës po provohet të hy në syneti, në prerje diku më pak, e diku më shumë e megjithëkëtë jo për herë të parë. Kah Mali i zi duket se prerja ka kenë e çarë dhe tendencioze prej kohesh, madje pa konsideratë, kështu siç po shihet këto prerje duhet te bëhen gjithnjë dhe vetëm brenda territorit të Kosovës. Noli ynë e thoshte diku se: ”se ka fajin trupi po koka”, ndërsa dëmtimi i territorit të Kosovës, po i ndodh nga koka, dhe ç’kokë kemi?, pa kurrfarë konsultimesh me ekspert të brendshëm e, të jashtëm bëjnë marrëveshje kuturu dhe e synetojnë tokën e vendit, ja këpusin në cung Çakorrit, Kullës e Majës së Zhlebit.

Kjo prerje e re me anë të një marrëveshje jo ligjore, dhe shkelje kushtetuese, sepse para se të bëhej marrëveshja do të duhej paraprakisht të kishte debat parlamentar në kuvendin e Kosovës, pastaj konsultime dhe angazhime profesionale të ekspertëve të brendshëm dhe pse jo edhe të huaj, në mënyrë që të mos krijohej njëanshmërisht një demarkim i vijës kufitare qe në fakt vetëm hy brenda territorit të Kosovës, ndërsa pa kurrfarë dalje diku diku në Mal të Zi, nëse për këtë demarkim ka një strategji interesi për të dy vendet.

Marrëveshja joligjore dhe jashtë kushtetuese nga pala e Kosovës e la në huti absolute palën malaziase, e cila s’kishte se i të vepronte jashtë interesit të saj, ajo pranoj demarkimin qe pala e Kosovës i dha si peshqesh tokat qe nuk ishin kurrë toka malaziase. Qeveria e Malit të zi e pranoi demarkimin dhe tha se ne jemi në rregull me këtë demarkim dhe njëkohësisht heshti përballë mospajtimeve tona të brendshme në Kosovë. Qeveria dhe Presidenca e Kosovës injoruan më qëllim parlamentin, shkelën rregullat politike dhe ligjore të përcaktuara me kushtetutë. Ndërsa, marrëveshja para se të ratifikohej në parlament, gjithsesi do të konsiderohej si një veprim jo i mençur dhe politik, sepse shkel në mënyrë drastike rregullat dhe kompetencat e strukturës shtetërore si “republikë parlamentare”.

Kjo mënyrë e qeverisjes dhe presidencës është shkelje e përcaktimit demokratik në vend dhe mbi të gjitha çoroditë definicionin e përcaktimit tonë shtetëror, gjë që do të duhej të dënohej fuqishëm nga të gjitha strukturat shoqërore të vendit. Më këto marrëveshje të qeverisë dhe të presidencës, me demarkimin e vijës kufitare me Malin e zi dhe me krijimin e asosacionin e komunave serbe, kemi shkelje kushtetuese me çka do të duhej të binte edhe qeveria edhe presidenca. Por kjo gjë në Kosovë po bëhet e pamundur për shkak se sistemi politik, i cili është i tëri i kapur, pikërisht nga qeveria dhe presidenca. As qeveria dhe sa presidenca nuk janë të interesuara që të zhvillojnë sistemin politik në dobi të vendit, por janë më shumë të interesuara qe ky sistem të përshtatet më shumë në dobi të pushtetit të tyre politik.

Demarkimi i kufirit sipas komisionit qeveritar ka kenë në rregull, por, që në skenën politike ka frustrime dhe në pah ka një kauzë tjetër politike opozitare, e cila po e pengon ratifikimin. Kjo është logjika e një qeverie e cila edhe pse kushtimisht i ka votat rreth koalicionit, duket hapur dhe provuar qe këto nuk i ka për të gjitha marrëveshjet. Ajo që të lëndon më se shumti në këtë marrëveshje qorre, është se rajoni i Kullës, ka dëshmi të forta që flasin se autoritetet publike kosovare kanë administruar atë territor pa ndërprerë që nga vitit 1974 dhe si mund ta nxjerrësh jashtë këtë fakt dhe t’ia falësh Malit të Zi rajonin e Kullës, Çakorrin e Majën e Zhlebit.

“Ti piftë zoti mëndet” qeveri e Kosovës do të lutej çdo malazias, para aktit të një marrëveshje të pa ratifikim.

Ratifikimi është një kusht i domosdoshëm, për vlefshmërinë e një marrëveshjeje shtetërore për caktim të kufirit. Dhe ratifikim mbase nuk do të ketë pasi qeveria nuk mund të siguroi votat e nevojshme për këtë marrëveshje. Në çoftë se qeveria nuk bënë ndonjë spastrim politik brenda vetës, e ka të pamundur ta kaloj këtë marrëveshje qorre në parlament. Deputet e opozitës kanë arritur të konsolidohen brenda kuvendit kundrejt kësaj marrëveshje dhe gjithnjë e më fortë ata janë të vendosur që këtë marrëveshje ta pamundëson të ratifikohet dhe një qeveri e shëndosh kombëtarisht nuk do të provokonte një realitet të tillë të kundërshtimit. Tani në krah të kundërshtimit të kësaj marrëveshje ka edhe deputet të koalicionit qeverisës, arsye ndihmesë ka kenë edhe “afera e egër pronto”. LDK-ja do të duhej që me “aferën pronto”, ta zhbëjë koalicionin qeverisës dhe menjëherë ta qoi vendin në zgjedhje të reja sepse më këtë koalicion aktualisht ata do të sfidohen përfundimisht bashkëfajtorsinë për të gjitha mallkimet e bëra në vend.