Thuaj Stop

Nëse do ta trajtonim në mënyrë më specifike temën e narkomanisë, atëherë do të konstatojmë se baza kryesore e ndalimit të saj
Shume te rinjë mashtrohen ta provojne drogen nga shoket, qofte nga kurreshtja, qofte nga frika. Ekzistojne disa lloje te drogave Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote ”Kjo eshte rinia sotme”

Kohëve të fundit, sidomos gjatë dekadës së fundit, tema e drogës, e cila si për shkak të përmasave, ashtu edhe të efekteve dhe pasojave, pa e tepruar, hynë ndër sëmundjet pandemike, si një e keqe globale, që kërcënon dhe vret njerëz çdo ditë e më shumë. Trafikimi i drogave është një nga aktivitetet ilegale më fitimprurëse të krimit të organizuar së bashku me trafikimin e qenieve njerëzore,kontrabandën, krimin ekonomik dhe pastrimin e parave Kjo e keqe, që për shumicën e banorëve tanë dikur ishte tabu-temë e për më të interesuarit vetëm lajm televiziv ose shkrim i huazuar nga ndonjë gazetë e huaj, sot droga paraqet problem të rendit të parë si për individin, familjen ashtu edhe për shtetin dhe shoqërinë në përgjithësi.

thuaj-stop-droges
Në historinë njerëzore nuk janë zbuluar të këqija më të mëdha se droga. Respektivisht, droga bënë pjesë ndër të këqijat më të mëdha qe i njeh historia. Ajo gjatë një viti kalendarik vret disa mijë jeta në botë, paaftëson disa dhjeta mijë jeta të tjera në botë, gjymton disa dhjeta mijë të tjerë, kryesisht të moshës së re, kurse disa qind mijë njerëz mjekohen e shërohen nëpër qendrat e ndryshme botërore të mjekësisë. Droga nuk zgjedh ndër shtresat e popullsisë, nuk zgjedh ngjyrat as zonat gjeografike. Ajo godet të gjithë ata që kanë lidhje në një mënyrë me të.. Edhe pse ka dallim ndërmjet drogës dhe alkoolit, ato janë të njëjta në pasoja, sepse e dëmtojnë arsyen njerëzore, e zvogëlojnë shëndetin psikik dhe fizik, se përkohësisht ose përjetësisht e dëmtojnë mendjen. Për to vlen e njëjta normë,. Nëse do ta trajtonim në mënyrë më specifike temën e narkomanisë, atëherë do të konstatojmë se baza kryesore e ndalimit të saj
Ka një rrezik që vjen nga padija, nga mëndjelehtësia dhe nga egoizmi që na ndalon të kuptojmë kërcënimin që i bëhet vetë jetës sonë dhe asaj të fëmijëve tanë, është një mënyrë të menduari. Eshtë mentaliteti egocentrik që ushqehet nga privatizmi dhe liberalizmi, individualizmi, konsumizmi, liritë e tepruara, boshllëqet ekzistenciale, vetmia, shqetësimi për sende dhe mungesa e marëdhënieve, rënia e vlerave, padrejtësia, degradimi, mbivlerësimi i egër i veseve që shiten si vlera.Në këtë kuptim droga është frut i hipokrizisë shoqërore pasi është një e keqe, mikrobet e së cilës vetë shoqëria mbjell me kulturën e boshllëkut, të maskave dhe të idhujve. Shumica e njerëzve i përdorin drogat për të ndryshuar mënyrën se si ndjehen sepse duan që të ndjehen më mirë ose thjesht ndryshe. Ata i përdorin drogat sepse besojnë nedobishmërinë e tyre.Njerëzit i përdorin drogat për t’u çlodhur, për t’u argëtuar, për t’u bërë pjesë e shoqërisë, për shkak të kureshtjes, ose për t’i shpëtuar dhimbjes fizikedhe psikologjike.Të rinjtë i përdorin drogat për të njëjtat arsye që i përdorin edhe të rriturit.Andaj thuaj JO .