Shpallje

Ardit Ademi është nga fshatit Lubishtë në Sodovinë të Jerlive, komuna e Vitisë dhe i ka 17 vjet.

Hobi i Arditit është futbolli, ku luan për grupmoshat e reja në KF Vitia.

Arditi është testuar nga një menagjer gjerman ku nga e tër Kosova në mesin e 18 talentëve pët t’u testuar në Gjermani, është zgjedhur edhe Arditi.

Pasi është kthyer nga Gjermania Arditi ka pasur disa oferta të klubeve të ndryshme por end enuk ka vendosur për të ardhmen e tij në futboll, të mbetet hobi apo profesion.

Lojtari i preferuar i Arditit është Christiano Ronaldo të cilin shpreson ta takoj dhe ta vesh fanellë e bardhë që shumë futbollistë e ëndërrojnë.

Gazeta Ora do të përcjell karrierën e Ardit Ademit dhe do të publikoj artikuj të tjerë në të ardhmen.