Shpallje

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Gjirokastër është shoqëruar me debate të shumta e madje deri në përplasje midis tyre. Debati më i ashpër është zhvilluar midis këshilltarit socialist, Petrit Brahimi dhe atij demokrat, Dasho Aliko, ish-kryekomunar i Lazaratit. Në debat e sipër, Brahimi e ka qëlluar me shishen e ujit kolegun e tij dhe ky i fundit i është përgjigjur me të njëjtën monedhë.