Shpallje

Vetëm pak ditë pasi kishte dalë nga burgu si i dyshuar për një tentativë vrasje, Alfred Skonja është sulmuar me armë në Durrës.

Skonja ka qenë nën shoqërinë e 5 personave, ku autori i krimit është afruar me automjet dhe ka hapur zjarr drejtim të grupit të personave ku qëndronte dhe Alfred Skonja. Nga plumbat kanë mbetur të plagosur 29-vjeçari Alfred Skonja dhe Ismail Çyrbja.

Si Skonja dhe Çyrbja njihen për policinë e Durrësit si persona me precedentë penale, ku Skonja është proceduar për grabitje me armë dhe tentativë vrasje, ndërkohë Çyrbja për akuzën e kundërshtimit me forcë të punonjësit të rendit.

Nuk dihet nëse plagosja e Çyrbjas ka qenë aksidentale dhe nëse Çyrbja dhe Skonja kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Sipas policisë, ngjarja e djeshme kishte si objekt vrasjen e 29-vjeçarit Alfred Skonja, ku si motiv ka qënë hakmarja.