Shpallje

Seven Saraqi prap bombardon me një projekt të madh dhe diçka më të veçantë se klipet tjera.

Dy këngë në të njejtin videoklip, njera “SHTINJA FLAKËN” dhe  tjetra “EDHE NJO”.

Ky projekt ka zgjatë një muaj deri në përfundim dhe është në bashkëpunim me një reper të ri  dhe shumë të talentuar i cili quhet Tonic.

Të dy këngët janë punuar në studion e Sevenit në Mitrovicë. Komponimin e këngëve i ka komponuar vete Seveni kurse video është realizuar nga produkcioni “Imagine”, në vendlindjen e dy artistëve në qytetin e Mitrovicës.

Në këtë video kanë marrë pjesë një ekip shumë i madh realizues .Poashtu Seveni thotë se menjëherë do të vjen një baladë shumë e fortë dhe shton: Faleminderit nga Zoti im për të gjitha. Seveni gjithashtu përshëndet simpatizuesit e këngëve të tij.

Videon mundeni ta shikoni ne kanalin personal te kengtarit në Youtube
youtube.com/sevensaraqi. Gjithashtu Sevenin mund ta gjeni edhe në Facebook në adresën: facebook.com/Se7enSaraqi apo ne Instagram www.instagram.com/7saraci