Metamorfoza nën pushtetin e qenieve të errëta (III)

Liqeni i maleve duket të ishte qendra e xhindeve dhe xhindeve-njeri. Jo shumë larg gjinden edhe dy liqeje ku tubohen e mbajnë konferenca e bien vendime ata që populli i quan „Qofshin larg k’tu pari“ por për rolin dhe hierarkinë më të përpiktë, do të bëhet fjalë në vazhdimet e ardhshme. Së pari të njohim figurat: kush janë, si duken, si veprojnë, cilat janë fushë-veprimet dhe qëllimet e tyre…

Njeriu-xhind lind njeri dhe ritet në formë njeriu. Dallime të dukshme fizike nuk ka nga njeriu i rëndomtë por për ata të cilët i përkushtohen studimit të dukurisë nga kohërat më të lashta, enkas nga koha e paraqitjes së tyre, arrijnë t’i zbulojnë mjaftë shpejtë dhe nga ai moment fillon lufta e hapur në mes zbuluesit dhe njeriut xhind. Në të vërtetë, lufta fillon që kur dikush me vendosmëri e përkushtim hap frontin kundër këtyre figurave shkatërrimtare dhe beteja zgjat gjer në pamundësimin e plotë të aktivitetit të njërës nga palët e shumë shpesh edhe në likuidim fizik ku në mënyrë të drejtpërdrejt pëson njeriu-njeri kurse njeriut-xhind, vdekja i vjen nga klani i vet si dënim për humbjen e pësuar. Dënimi me vdekje vjen edhe nga rreziku i tradhtisë ose nga tradhtia e bërë, andaj, njeriu xhind, shumë pak luan bisht me të vetët. Duhet ditur gjithashtu se njeriu xhind lind normal nga nënë e babë normal dhe se nuk është trashëgimi. Mund edhe të ketë pasur njërin ose të dy prindërit xhind-njeri por as aty nuk ka vend trashëgimia dhe mund të flitet për rast (koincidencë). Ata vetëm pas ngjizjes apo pas lindës e më vonë bëhen të tillë nga shpirtkeqësia e sidomos prej magjive (sihireve) që bëjnë nga xhelozi të ndryshme xhind-njerëzit duke i kaluar vetitë e veta nëpërmjet të xhindeve të llojeve dhe rangjeve të ndryshme mbi subjektin e dëshiruar. Natyrisht se ka mbrojtje dhe një numër më i madh imunizohet deri diku nga këto sulme por për mënyrat më efikase të mbrojtjes do t’i shohim në vazhdime, të gjitha rast pas rasti. Në këtë kontekst, do të shpjegoj akoma se çdo njeri i prishur në zemër, çdo xheloz, çdo inatçi e të ngjashëm, nuk janë pjesë i xhindeve; ata shërbehen me ta, kërkojnë ndihmën e tyre për të bë keq dikujt dhe besa në totalitetin e tyre paguajnë majmë për shërbime të tilla. Edhe për këto histori të vërteta do të bëhet fjalë veçmas për çdo rast të ndodhur e për të cilat kam shënimet, faktet gojore si dhe të shkruara në më së shpeshti në formë talismani e letra të tjera me shenja të horoskopëve të ndryshëm…; shenja të ngjashme me hieroglifët e kohës së faraonëve e me simbole të tjera të cilat njerëz të vërtetë e trima, kanë arritur t’i deshifrojnë.

(Vazhdon)