Blerton Sadrija – fotografi ambicioz i shumë fytyrave publike

Shpallje

Një aparat i mirë s’mund të fotografojë pa pasur një fotograf profesionist, sigurisht që as një fotograf sa do i mirë të jetë s’bën dot punë të mirë pa pasur një aparat që plotëson të gjitha parametrat që ai pret nga puna e tij.

Këto janë dy elemente të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin për Blerton Sadrijan.

Blertoni ështē koordinator i një fanpage në facebook të Fshatit Slivovë, Komunës së Ferizajit #SlivovaNews, fanpage që e menaxhon që nga viti 2014 edhe e publikon lajmin e fundit për bashkatdhetarë të Slivovës qē jetojnë dhe veprojnë në qytetet e ndryshme evropiane. Blertoni këtë punë si fotograf ambicioz e bënë në mënyrë vullnetare, i publikon të gjitha ndryshimet dhe zhvillimët që ndodhin në Slivovë.

Blerton Sadrija tani është në bashkëpunim me producentin e njohur në Kosovë Dashnor Asllani i cili e ka Agjencionin e Modës në Ferizaj (Moda City). Blertoni ju bën fotografi shumë modeleve dhe -modelëve që janë VIP-a në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Të rrallë janë personalitet që nuk kanë hyrë në objektivin e aparatit të Blertonit.

Blerton Sadrija vazhdon të bashkpunojë me këtë Agjencion të Modës, ju mundeni ta ndiqni edhe në Instagramin e tij zyrtarë www.instagram.com/blertonsadrija