Shpallje

Një shprehje që realiteti e ka treguar që është domethënëse, po e citojmë sepse është në analogji të plotë me historinë e dy kompanive të vogla  në dukje, por me një të ardhme të suksesshme, “Kush do gjen mundësi, kush nuk do gjen arsye”. Pavarësisht krizës ekonomike dhe një tregu jo shume të zhvilluar dy kompanitë e reja u krijuan për të sjellë një vizion ndryshe nga çfarë tregu shqiptar servirte deri më tani. Dua Faqe dhe Smart Marketing Albania janë pikërisht këto dy kompani të suksesshme që në pak kohë kanë arritur të kenë një numër të konsiderueshëm klientësh, por që dy administratorët nuk përdorin termin “klientë” dhe në vend të saj përdorin termin “bashkëpuntorë”. “Marketingu sot ka dale jashtë kornizës së katër P-ve tradicionale dhe po evolon dita- ditës. Sot marketingu ka të bëjë mbi të gjitha me njerëzit dhe psikologjinë.  Sot marketingu referues është çelësi i suksesit dhe ne si kompani e re nuk mbetemi thjeshtë në termin “klientë”, por  I konsiderojmë bashkëpuntorë, duke krijuar raporte të ndërsjella dhe afatgjata”, kështu shprehet administratori i kompanisë Elson Bullari. Smart Marketing Albania ofron konsulencë profesionale për sektorët të ndryshëm dhe ide inovative marketingu me një kosto konkurruese.

Tregu shqiptar po kalon në një fazë  ku po profesionalizohet dhe po merr një strukturë si në vëndet më të industrializuara. Sot bota e internetit po merr vëmendje dhe në mungesë të një kompanie profesionale që të ofronte faqe interneti interaktive, dinamike dhe koherente me atë çfare tregu kërkonte, erdhi në jetë DuaFaqe.Com. Në vetëm pak muaj numëron mbi 500 klientë brënda dhe jashtë vendit. Shumë kompani dhe biznese e kanë zgjedhje të parë për uebsajtin e tyre. Suport 24/7, shpejtësi dhe siguri maksimale. “DuaFaqe.Com ofron një  cilësi shërbimi, dizanje koherente dhe mbi të gjitha suporti i pandalshëm për çdo problem. Gjithashtu edhe konsulenca që ofrojmë bashkëpuntorëve është në ndihmesë të rritjes së profesionalizmit të tregut.”, kështu shprehet themeluesi i DuaFaqe.Com, Klajdi Toçi.

Historia e këtyre dy të rinjëve që morën rrezikun dhe investuan në hapjen e bizneseve në një periudhë vështirësie ekonomike është e veçantë. Aq sa edhe suksesi që po arrijnë në një kohë të shkurtër të operimit në treg. Çelësi i suksesit qëndron tek vizioni që kanë, vullneti që i bën të punojnë deri në orët e vona dhe ambicia për të ecur përpara në botën e biznesit. Emra si Nano Resort, Dentistanbul, Mobileri Beta, InfoElbasani kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me këta dy të rinj.

“Prisni se nuk keni parë asgjë”, shprehen të dy njëzëri. Biznese shume të njohura dhe suksesshme në të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm, do i bashkohen së shpejti dy kompanive në rritje dhe suksesshme si DuaFaqe.Com dhe Smart Marketing Albania. Risi dhe inovacione që do revolucionizojnë tregun shqiptar janë gati për t`u hedhur në treg nga këta dy të rinj. Kljadi Toçi dhe Elson Bullari janë modeli i të rinjve dhe një shprese se ky vend mbart vlera dhe ide plot, thjeshtë duhet vullnet dhe mbi të gjitha vizion largpamës. Këta po ia dalin…