Kujtimet që m’i solli shiu

Isha i strukur afër dritares dhe po dëgjoja trokimat e shiut që po binte jashtë. Ndonëse i ulur e s’po lëvizja fare nga hutimi që më kishte kapluar, mendja ime udhëtonte gjithandej.

Rrugëtimi në atë vrobull të mendimeve më bëri të ndjej që isha i ngopur duke dashur njerëzit e gabuar. Disave prej tyre nuk kisha ditur t’iu dalloj të ligat që po i fshihnin në zemër, e shumë nga ta edhe pse e dija se si ishin, nuk e di se çfarë më shtynte t’i doja përsëri. Zhgënjyese apo jo?!

E futa dorën në xhep, e pavarësisht asaj se punoj shumë, kisha vetëm pak para. Ndërkohë drejtoja sytë dhe shihja të tjerët që po luanin me para, pa u lodhur të punonin. Aty ndjeva që isha i ngopur nga të besuarit se pasuria fitohet vetëm me djersë. E çuditshme apo jo?!

kujtimet-qe-mi-solli-shiuPërreth meje dëgjoja zëra që nuk pushonin gjithë kohën. Andaj vendosa t’i dëgjoj me vëmendje se çfarë po thonin. Por ishte e kotë, nuk arrije t’i kuptoje.  Mirëpo sa e mora pak vetën, kuptova që s’ishin gjë tjetër veçse zëra të injorancës dhe zilisë. Për një moment e ndjeva vetën që isha i ngopur nga llafet e kota. E dëmshme apo jo?!

Ashtu i hutuar hasa në persona që shëndrisnin nga gëzimi. Doja të rrija vetëm me ta. Por për një çast fytyra u ngrysej dhe të bënin të kishe frikë prej tyre. Përsëri ndjeva ngopje, kësaj here nga buzqeshjet e rreme. Irrituese apo jo?!

Udhëtimi nëpër mendjen time vazhdonte. Pranë meje kisha shumë fotografi. Shihja njerëz të bukur që dukeshin të kënaqur me jetën e tyre. Të ju them të drejtën edhe unë u’a kisha lakmi. Në anën tjetër po rrija me të njëtit persona dhe për çudi nuk më dukeshin si ata në fotografi. Më shkoj buza në gaz sepse ndjeva që isha i ngopur nga pasqyret që të dhurojnë bukurinë që se ke. Tradhëtuese apo jo?!

Papritmas aty jashtë dritares, po e shihja veten kur isha fëmijë. Me një top gjysmë të shkyer, së bashku me disa moshatar po luanim një lojë që e kishim shpikur vet ne. Fytyra na buzqeshte e knaqësia e lojës ishte reale. Ndërkaq afër meje qëndronte një fëmijë që po bënte të njëjtën gjë i ulur në kolltuk. Edhe ai po luante, veçse këtë e bënte në kompjuter. Ah edhe dicka, nuk e di pse por ai po mbante syze, dhe fytyrën e kishte të ngrirë. U ngopa, kësaj radhe nga virtualiteti. Trishtuese apo jo?!

Hapa televizorin, nuk e di çfarë nuk shkonte por më shumë dëgjoja zhurmë sesa këngë, shihja më shumë tradhëti sesa dashuri, kishte më shumë luftë sesa paqe,  flitej më shumë për ndarje sesa për bashkim, shihja më shumë zhveshje sesa rroba! Posa ndërroje kanalin, pas tyre dëgjoje persona që i mbronin ato. Ç’është kjo punë kështu, isha i ngopur nga gjërat e kqia që njerëzit po i bëjnë si të mira. Neveritëse apo jo?!