Shpallje

Astrit Deharit

Sylejman Pireva
Sylejman Pireva

Kujdes në këtë sprovë idile
Tash e kemi zogun në grusht
Ky është ai peshku i madh:
Shpëtimi apo fundi ynë?…
Fundi i tij shpëtim për ne
Se bryma nuk vret sall një lule!

Herët në agimin e parë
Sa piku në shesh si meteor…
Parandjenim kohë të vrugëta
Paskemi zgjedhur rrugën e turpit
Turpin duhet larë me turp!

Paskemi shkuar tepër larg Seç na vërboi djallëzia
Si e harruam tërë një popull!…
“Zëri i Popullit është zëri i Zotit!”

Qysh ta marrësh të humbur jemi
Në këtë moçal të pashpresë
S’ka busullë që t’ na drejtojë…
Zëri i Astritit akuzon:
DREJTËSIA nuk bën të vdesë!