Ndikimi i rrjeteve sociale në shoqëri”

Është i dukshëm ndikimi që rrjetet sociale kanë tek individi. Shpeshherë ato që paraqiten në rrjetet sociale, na i formësojnë qëndrimet, opinionet dhe sjellet tona karshi ngjarjeve të caktuara. Tani me anë të rrjeteve sociale organizata të shumta, e plasojnë informacionin e tyre dhe pret që masa t’iu ofrojë një përgjigje, reagim dhe qëndrim.

Mjafton një celular që të kontaktosh me dikë në anën tjetër të botës. Mjafton veç të kërkosh diçka në google dhe merr çdo informacion.

Duke pasur këtë ndikim, rrjetet sociale tanimë po shërbejnë si kanale përmes të cilave edhe synohet të ndërrohen sjelljet për të mirë dhe të përmirësohet gjendja aktuale në vend.

untitled-3Kampanjat e ndryshme ‘online’, thirrjet, postimet mund të na shërbejnë që të kemi rininë si partnere përgjatë ndërtimit të një shoqërie më të mirë e më paqësore. Pjesëmarrja aktive e rinisë në jetën shoqërore gjithsesi do ta shtynte përpara çdo process pozitiv në vend.
U përmenden vetëm anët pozitive të teknologjisë.

Teknologjia ka ftohur raportet e përditëshmërise. Të shikosh disa miq në kafene, ku secili rri në celular, kjo me të vërtet është për të ardhur keq. Kjo të bënë të kuptosh që jemi aq të varur nga teknologjia. Më përdorimin e rrjeteve sociale, dukuria e bullizmit është në rritje, mundëson kontakt me lloj-lloj personash, je më afër dukurive negative, ndoshta edhe viktime e tyre.

Ne si rini pak si shumë i kemi dhënë hapësirë në jetën tonë rrjeteve sociale duke e bërë shokun më të ngushtë celularin dhe rrjetet sociale e që fatëkeqësisht shumcia e përdorin vetëm për humbje kohë nëse kjo bëhet në këtë mënyre besoi që do jetë negative dhe e dëmshme për rinin tonë.

Duke i menduar anët negative, gjë që janë të shumta, të bënë të mendosh nëse teknologjia i ka afruar apo i ka larguar me shumë njerëzit?

Mund ta definojmë kështu se teknologjia ofron shumë, por ti nuk duhet ti ofrohesh teknologjisë. Ti shfrytëzosh anët pozitive të teknologjisë, por të mos lejosh qe teknologjia të te shfrytezojë ty.