Maskarenjtë

Shpallje
Sylejman Pireva
Sylejman Pireva

Biçim njeriu, e maskarenj
Mëkat si i duron kjo tokë
S’të lënë të qetë
Me brengat tua
Kot së koti të bienë mbi kokë…

Kurrë tamam s’u mjafton vetja
Dhe kur askush s’u ka faj
Kërkojnë bela
Kompleks e kanë
Se ku përfundojnë pastaj…

Shohin ëndërra me sy hapur
Djallin e kanë të vetmin mik
Koka ç’u pjell
Plot marrëzira
Në çdo hap nga një armik…

Ndalin shikimin në një pikë
E shënjojnë me lapës të kuq
Bashkë me djallin
Tok n’një ligë
Mendja ç’u shkon për një puç…

Ata gjithmonë kanë të drejtë
Dështimin e kanë zit
Nuk ekziston
Argument tjetër
S’ekziston dhe mos e prit!…