Lansohet Whatsapp-i shqiptarëve i quajtur “Albatrosi.com”

Shpallje

Rrjetet sociale tashmë janë bërë një fenomen global, në të cilin edhe ne jemi shumë prezent. Mirëpo, nuk janë vetëm kompanitë e mëdha që mund ta realizojnë një platformë të tillë, pasi që kësaj radhe, disa zhvillues kosovarë e kanë ndërtuar një shërbim të ngjashëm me Whatsappin, të cilin e kanë quajtur Albatros.

Ky rrjet i quajtur “Albatrosi.com” është hapur në dhjetor të këtij viti dhe është në gjuhën shqipe. Nëpërmjet këtij rrjeti mund të shkëmbesh foto dhe mesazhe sa të duash me rrethin tuaj, edhe pse është i ngjashëm me Whatsapp kjo platformë ka nje veqori shtesë ku ju nuk keni nevojë të posedoni numër telefoni që të krijoni llogari, mjafton vetëm një e-mail, si dhe është në gjuhën shqipe ku e bënë më të lehtë përdorimin. Edhe pse është një projekt tepër i madh si për qudi është krijuar vetëm nga tre të rinj ata janë:

Edvin Gavazaj (Prizren), Erdinand Muja (Pejë) Kevin Gavazaj (Prizren), mprapa kësaj platforme fshihet një punë tepër e madhe e dy të rinjve. Sipas krijuesve të uebit në fillim ishte e pamundur që një projekt i tillë të përfundohet duke e ditur se të krijosh një ueb të tillë nevojitet një buxhet i mirë dhe një staf tepër më i gjërë, mirepo dashuria për teknologjinë nuk i ka ndalur këta dy të rinj Kosovar. Serveri ku ruhet ky ueb gjendet në Francë si dhe mesazhet janë te krijuara sipas sistemit “end to end” (të koduara dhe vetë shkatrruese) ku nuk mund të lexohen kurrsesi nga pala e tretë si dhe nga vetë krijuesit e Albatrosit, ku përdoruesëve i ofrohet liria e plotë gjatë komunikimit. Projekti për momentin është lansuar vetëm në version UEB, së shpejti do të vijë si aplikacion për telefona të mencur.

Nuk eshte hera e para qe te rinjtë e Gavetron -it po tregojne aftesitë e tyre në këtë fushë duke i shfaqur idetë e tyre ambicioze, duke bërë përpjekje për të dominuar në botën virtuale. Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse projekti më i ri digjital nga Kosova do të arrijë klikime.