Sead Xhema lanson klipin e tij të parë…

72
Shpallje

E shtuna për Seadin do të ishte kulmi i përjetimit që nga fillimi i realizimit të ëndrrës së tij drejt skenës muzikore , pasi që në oren 20 Produksioni – Riki Production , kishte paralajmeruar lansimin ne Youtube dhe Facebook të këngës dhe videoklipit të tij të parë..

Së bashku me shoqërinë e tij të ngushte ishin mbledhur në një nga clubet  e Prishtinës  për ta pritur  orën 20 , për të festuar këtë moment të shumëpritur për të dhe shoqërine e tij… Nganjëherë  ju dukej se ora nuk po ecte … nganjëherë minutat  dukeshin orë . Shumica prej tyre  instiktivisht kryenin të njëjtin veprim duke klikuar  në youtube vazhdimisht duke hamendur se mos klipi shfaqej të pakten disa minuta para orës së paralajmëruar..

Kjo nuk po ndodhte . Produksioni sa i perket termineve dhe orareve është shumë i perpiktë , prandaj ashtu  sic kishte paralajmëruar , fiks në oren 20 në Youtube shfaqet videoklipi – Ma ngat ..

Seadi pushtohet nga perqafimet dhe urimet e shoqerise së tij  dhe në të njejtën kohë  profili i tij në Facebook pushtohet nga urimet dhe postimet e klipit të tij nga shoqëria dhe të afërmit ..

Kjo është vepra e tij e parë artistike që vjen si rezultat i bashkëpunimit  në kuadër të projektit Golden Ofert të Produksionit – Riki Production .Ky projekt u lansua vetëm për muajin Tetor në të cilin përfituan dhe 9 këngëtarë të tjerë , ku këngët dhe klipet e tyre do të lansohen në javët në vazhdim
Sonte në oren 21 në TVR  do të transmetohet intervista dhe videoklipi i Seadit.

DiasporaTV
Shpallje