Bodleri dhe Poradeci

Tematika dhe figuracioni në këto dy poezi.

Shpallje
Ma. Blerina Hajdini-Murselaj
Ma. Blerina Hajdini-Murselaj

Këto dy poezi të poetëve modernistë, japin sinjale të çarta se arti gjithmonë është një urë lidhësëse për lexuesin, ku mund të gjejmë më të mirën e mundshme përmes artit, si krijim i veçantë. Albatrosi dhe Vdekja e nositit janë dy poezi me botëkuptime dhe përjetime të përafërta, që trajtojnë temën e mbijetesës dhe sakrificës së subjektit lirik. Tek poezia e parë sajohet një gjendje, ku subjekti lirik gjendet para një kolapsi shpirtëror dhe shëndetësor që natyrisht pasqyrohet një gjendje e rëndë; tek poezia e dytë subjekti sajohet gjendja e vetëflijimit, si një gjendje e rëndë, por me një shpresë se do të shpëtojnë të tjerët.

Sa i përket figuracionit në këto poezi, shohim se këtu figuracioni është mjaft i pranishëm, por që figurat letrare janë të ndryshme dhe natyrisht japin një kuptim të gjerë për poezitë në fjalë. Te poezia Albatrosi shohim se kemi të bëjmë me figurën e krahasimit, sepse shpendi i quajtur albatros, pasqyrohet herë si mbret në kaltërsi herë si qyqar që realisht pasqyrohet gjendja e tij. Por ajo çka mund të thuhet për këtë poezi, është se përshkruhet një gjendje e rëndë shpirtërore e subjketit lirik që mund të identifikohet me njeriun, i cili gjithmonë është përball sfidave të jetës dhe mbi të gjitha përball sulmeve që iu bëhen nga të tjetër si në vargjet në vazhdim:

Sa hutaq qyqar duket aty ky zog udhetar!
Lart shum i bukur tash i shemtuar e qesharak!
Prore sqepin ia ngacmon me llulle një mahitar,
Tjetri e tall gjatë kur calon e fluturon pak! 

Në këtë strofë të poezisë Albatrosi, shohim se na paraqitet tema dhe figura që e përshkruan këtë poezi në vazhdimësi, për faktin se këtu jepet tema e vuajtjes dhe sakrifikcës që e përjeton subjekti lirik, gjatë gjithë kohës në poezi.

Tema e sakrificës dhe figura e krahasimit që paraqiten në këtë strofë dhe përgjithësi në këtë poezi janë mjaft të pranishme, sepse japin momente nga më të ndryshmet. Sakrifica e subjektit lirik është aq e fuqishme saqë edhe ne momentet më të vështira nuk dorëzohet dhe në të nëjtën kohë gjenë forcë për të vazhduar mëtutje në rrugtimin e tij.

Ndërsa sa i përket figurës së krahasimit, shohim se krahasimet janë nga më të ndryshmet sepse mënyra e krahasimit nga një zog i bukur, në një zog qyqar, paraqet skajshmërisht figurën e krahasimit, kur përpos këtu mund të duket dhe figura e ironisë, për faktin se krahasimi është i thellë dhe skajshmërisht ironizues, ku në të njëjtën kohë jepen dy kahje të kundërta. E bukura dhe e shëmtuara japin figurën e krahasimit, gjatë gjithë poezisë Albatrosi të Bodlerit.

Ndërsa te poezia Vdekja e nositit, tema e sakrificës është e pranishme në gjithë poezinë, sepse sakrifica merrë përmasat e vetëflijimit, me një qëllim të vetëm që të shpëtojnë të tjerët. Kur jemi te kjo poezi shohim se ketu kemi të bëjmë me momentin më të rënde të subjektit lirik, për faktin se sakrifica është një element që e përcjell subjektin lirik gjatë gjithë kohës, por pavarësisht momentit të sakrificës nuk shohim gjunjëzim dhe dobësim të subjektit përball sfidave në vazhdim.

Pa nis ah! Gjirin ta godas… 
Dh’e hap ah! gjirin për një ças…
Dh’i nginj ah! zogjtë- e vdes me gas!…

Kjo strofë e poezisë e pasqyron më së miri gjithë poezinë në fjalë, dhe të njëjtën kohë pasqyron gjithë atë që thamë më lartë për temën e sakrificës, që është një temë majft e ndihshme në tërë poezinë e Lasgush Poradecit.

Ndërsa kur jemi te figuracioni poetik në këtë poezi, shohim se kemi të bëjmë me figurën e krahasimit dhe personifikimit në tërë poezinë sepse figura e krahasimit përshkruan elementeve të përdorura për krahasimin e gjendjes shpirtërore dhe emocionale me një gjendje për të ikur nga një realitet jo i favorshëm. Kurse figura e personifikimit përshkruan subjektin lirik me njeriun i cili jep një kontribut të vazhdueshëm për të mirën e tjerëve.

Dy poetët Bodleri dhe Poradeci me dy poezitë e tyre, sjellin një imazh pothujase të njëjtë, sepse si te poeti i parë dhe te i dyti, shohim se kemi të bëjmë me tematikën, dhe figuracionin, gati të njëjtë, përpos me ndonjë ndryshim të vogël, në poezitë e tyre Albatrosi dhe Vdekja e nositit.

Dy poetë njëri botëror e tjetri shqiptar, paqyrojnë në poezitë e tyre një tematikë të për afërtë, që mund të themi se poeti Poradeci, ndoshta ka pasur një inspirim nga poezia dhe krijimtaria e Bodlerit. Sa iu përket këtyre dy poetëve është karakteristikë se te dy këta, poetë subjekti lirik është i njëjtë, ku figura e zogut, është një element i përbashkët që identifikon subjektet lirike në këto dy poezi.