Refik Hasani
Refik Hasani
Shpallje

Shkruan: Refik Hasani

Njoftimi që jan bllokuar dy pikat kufitare në fshatin Dobrosin dhe fshatin Breznicë të Bujanocit, është lajm jo i mirë.

Në muajin korrik kur mërgimtarët tanë vijnë në pushime verore dhe kur pikat kufitare Kosovë-Serbi stërngarkohen në Merdarë dhe në vendin Dheu i Bardhë, si alternativ mund të jenë edhe këto dy pika kufitare që janë bllokuar qëllimisht.

Bashkpunimi ndërkufitarë, bashkëpunimi në interes të dyanshëm dhe bashkëpunime tjera në të gjitha sferat e jetës janë parakushte dhe standarde për t’u bërë pjesë integrale e BE-së.

Beogradi pretendon dhe kërkon që të bëhet pjesë e këtyre standardeve, por i shkel të gjitha këto parime e rregulla të Bashkimit Evropian.

Në kohën që do të duhej krijimi i kushteve më të faforshme për lëvizje të lirë të njerëzve dhe qarkullimit të mallrave, Serbia ende vepron me kutin e vjetër duke mbyll kufinjtë e duke vendos vetë këto rregulla që ndjellin vështirësi të komunikimit të njerëzve dhe mbyllje të kufive që është në dëm të këtij rajoni.

Në vend që të hapen vendkalime të reja e të zyrtarizohen sa më parë si te Kamenica me Medvegjë te vendi i quajtur ,,Te Kapia’’, në fshatin Muhoc të Bujanocit etj, në Dobrosin dhe Breznicë herë thuhet janë mbyllur e hërë janë bllokuar.

Trekëndëshi kufitar Kosovë-Maqedoni-Serbi shumë më shumë do të duhej të ketë pika kufitare sesa që janë aktualisht.