Ndodhi një gjë shumë e pazakontë. Në Preshevë nusja shqiptare e lë burrin serb, dhe ik me taksi. Me vete nusja shqiptare merr komplet qejzin e nusërisë dhe stolitë e arit. Poashtu thuhet se nusja merr edhe një shumë parash nga burri i saj serb, dhe ik me taksi!

Në Preshevë thonë se ‘i janë gëzuar’ faktit që ishte shtuar një banore shqiptare, kjo paksa ‘gëzim’ ironik, pasi që dihet se shqiptarët nga Lugina e Preshevës që nga paslufta e Kosovës, cak të jetesës familjare kanë Fushë Kosovën dhe disa qytete tjera në brendi të Kosovës, dhe kështu lëshojnë Kosovën Lindore, Preshevë Bujanoc e Medvegjë.

Nusja shqiptare ishte martuar për një serb në fshatin Bushtran.

Thuhet që një martesë kushton pesë miliion dinarë që i bie rreth 4.000€. Pra, kaq kushton një martesë e vajzave të reja nga Shqipëria për serbë në Serbi, që nuk merret parasysh mosha e tyre.

Thuhet që ka shumë raste në rethinën e qytetit të Valjevës që nuset Shqiptare mirëpriten. Kështu transmetojnë mediat serbe, që transmeton Presheva Jonë edhe përmes GazetaOra.com

Është mësuar që një nuse Shqiptare 25 vjeçare i ka ikur burrit serb 55 vjeçar nga fshati Bushtran. Nusja ia la të zbrazët burrit serb shtratin dhe arkën e kursimeve me para dhe me koleksionin e arit të martesës.

Sipas disa informatave që nuk janë të konfirmuara, vet burri i saj i kishte paguar asaj taksi shërbimin deri në Kumanovë, ku thuhet se nusja shqiptare ka pas një takim me një mikeshë të saj. Gjithnjë sipas informatave të pakonfirmuara dhe burimit të panjohur, Agjencia e lajmeve Presheva Jonë cek se nusja shqiptare burrit të saj serb ia kishte marrë rreth 8.000€ para të gatshme, transmeton GazetaOra.com

Bashkfshatarët thonë se burri serb i nuses shqiptare ju ka thënë një proverb serbe që thotë “çdo çudi tre ditë zgjatë”, kurse familja e gjërë që humbi nusen thotë se le të jetë kjo ngjarje mësim jetësor për të ardhmen e tyre dhe të kujtdo që dëgjon për këtë rast.

Thuhet që në Serbi nuk është kjo hera e parë më ngjarje të tillë, pasi që ka numër të konsiderueshëm të vajzave shqiptare që martohen me meshkuj nga Serbia.

Përveq mospërputhjes kombëtare të këtyre martesave, poashtu edhe përkundër mos përputhjs se moshave të të kurorëzuarve, këto vajza përveç që blehen për shtratin e burrave të moshuar serbë, ato kryesisht përfundojnë duke jetuar nëpër fshatra të ndryshme të Serbisë, ku punojnë edhe punë të rënda fushe e blegtorie.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz