Kujt ia lëshoj vendin Labinot Tahiri?!!!

1158
Shpallje

Një këngëtar që po hyn fuqishëm në estradën shqiptare është Ardian Rexhepi, për të cilin mund të themi se është pasardhës i Labinot Tahirit, pikërisht për shkak të ngjashmërisë së zërit dhe stilit në muzikë.

Kënga e tij më e re është e punuar në studio Diez nga Bini Nebihu, dhe me një videoklip veror e me shumë ngjyra nga Xl Films, mëson GazetaOra.com.

Të cekim këtu që producenti i këngës Xhanem Bini Nebihu është krijues i shumë hiteve të estrades shqiptare që poashtu ka punuar mbi 10 vite me Labinot Tahirin-Labin

Kjo këngë e quajtur “Xhanem” është ritmike që të disponon qysh në momentet e para, dhe këtë ritëm e sjell këngëtari shumë i talentuar, Ardian Rexhepi, emër ky që do të jetë pjesë e jona dhe do ta mbani mend gjatë.

Ardian thotë për GazetaOra.com se në vazhdën e karrieres së tij do të sjell shumë këngë hite, që Shqiptarët në trojet tona dhe anembanë botës do t’i mirëpresin gjithnjë si vlera muzikore, në radio, TV, ahengje të ndryshme shoqërore dhe familjare.

Suksese të mëtutjeshme e presin Ardianin, kurse ju mund ta përcjellni Ardianin në Instagram @ardianrexhepiofficial

DiasporaTV
Shpallje