Shpallje

Ku shitet ‘bari” nëpër qytetet e Kosovës?

Shitja e substancave narkotike në Kosovë duket si një rrjet i organizuar mirë me lidhje vertikale me pushtetin e deri te dilerët e vegjël.

Në lagjen Dardania është kapur i dyshuari mashkull shqiptar, i mitur, pra i moshës së vegjlisë, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar
një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë
të rregullt.

Pra, policia “është e lejuar” të burgos e ndjek dhe padis ata që përdorin substancat narkotike, por asesi “nuk prek” rrjetin e shitjes dhe krerët e këtij rrjeti.

Dihet shumë mirë që një nga rrjetet e shitjes së substancave narkotike janë Sony Play Station dyçanet dhe Internet kafet nëpër qytetet e Kosovës, të cilat hapen në orët e pasdites dhe punojnë deri në orët e hershme të mëngjesit.

Nuk do të thotë që të gjitha këto dyçane janë të implikuara, por shumica e tyre, po.

Në Dardani të Prishtinës, tek garazhat nëntokësore pranë shkollës Dardania, është një “harem” i shitjes dhe përdorimit të substancave narkotike. Aty policia nuk intervenon, asnjëherë. Garazhat nuk përdoren nga pronarët e tyre për shkak të sulmeve të deritashme që ju kanë ndodhur nga “gipserat”.

Në oborrin e shkollës Musa Hoti dhe përreth në atë lagje në fillim të Bajrit në Mitrovicë poashtu dihet ku shitet dhe ku përdoret “bari” dhe substanca tjera. Përdoret në oborr të shkollës Musa Hoti, këtë e din edhe policia, e dijnë edhe banorët, asgjë nuk ndërmerret. Shitja dhe përdorimi në Mitrovicë ndodh edhe buzë Lumit Ibër, pra në Kej e poashtu edhe në parkun e posarenovuar të qytetit.

Në parkun e qytetit të Pejës, ka Sony Play Station dyçane përreth ku blehet ‘bari’ dhe substanca tjera e përdoren në orët e mbrëmjes në Park./GazetaOra.com

Foto: Teenage Boy Holding Joint – Summit Behavioral Health