Shpallje

Shtëpia e Behgjet Pacollit në Hajvali është bërë si një bordel i marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën, gjithnjë për interesa të klaneve të ngushta mafioze në Kosovë, për të vazhduar kapjen dhe qkryerjen e Kosovës.

Sonte rreth orës 18 pritet që në këtë ‘bordel mafioz’ të nënshkruhet marrëveshja në mes te koalicionit PAN dhe AKR. Kushedi sa do të mund të zgjaste koalicioni qeverisë PANA.

Sipas disa informatave të pakonfirmuara thuhet se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është implikuar në arritjen e kësaj marrëveshjeje që Kosovën të vazhdojnë ta udhëheqin hajnat, kurse hajnat e kanë vendin vetëm në burg.

Burime të Botapress-it nga AAK-ja njoftojnë se Edi Rama tashmë ka marrë premtime nga Behgjet Pacolli se 4 deputetët e AKR-së do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër.

Pas takimit të sotëm mes Rrahim Pacollit, Hashim Thaçit, Kadri Veselin e Sami Lushakun, duket se gjithçka është gati që sonte pasdite, rreth orës 18:00 të zyrtarizohet koalicioni i AKR-së me PAN-in, shkruan Botapress, transmeton GazetaOra.com

Hashim Thaçi si PRESIDENT takohet nëpër kafiteri e resaurante sepse e din që nuk është president që unifikon popullin, por është në atë pozitë si i kontrabanduar, dhe marrëveshjet i bën nëpër kafiteri e jo në selinë e Presidencës.

Rrahim Pacolli që cop’e’cop e bëri duke vjedh në sistemin e sigurimeve të Kosovës ka qenë gjithashtu pjesë e këtij takimi.

Kosovë po i viijnë ditë edhe më të zeza, fluksi i popullatës drejt Bashkimit Evropian mund të ndodh përsëri njejte sikurse ndodhi kur u lidh koalicioni i qeverisë së mëparshme PDK-LDK./GazetaOra.com