Shpallje

Keni shkuar në një party, keni takuar ndonjë person që ju ka pëlqyer, dhe dihet se çka ndodh kur ktheheni në shtëpi.

E kërkoni dhe e gjeni atë person në Facebook, dhe hyni e filloni me mihje nëpër profil, duke shikuar foto e postime e çkado tjetër që personi mund t’i ketë si publikime publike.

Siç njofton GazetaOra.com, është një ikonë që më herët ka qenë vetëm në Facebook Messenger e që quhet “Say Hello”. Tani kjo ikonë është edhe nëpër profile, dhe duke mihur apo surfuar ju në atë profil specifik ju shkon gishti pa dashje e prekni “Say Hello” dhe personi në fjalë e din që ju jeni në profilin e tij/saj.

Përdoruesit e Facebook janë ankuar sepse është shumë lehtë të preket gabimisht ai opcion. Fundi i fundit, ju nuk dëshironi të keni kontakt menjëherë me ndonje person të panjohur apo edhe nuk dëshironi të pranoni ndonjë kontaktim nga dikush tjetër.

Facebook ende nuk ka reaguar në këtë kritikë, shkruan GazetaOra.com.

Shumë përdorues të Facebook-ut të viteve mëparë krahasojnë këtë opcion të ri, të njejtë me opcionin e mëhershëm “Poke” që ka qenë një mënyrë për fillim të komunkimit me ndonjë person./GazetaOra.com