Shpallje

Nëse ju doni që të jetoi më gjatë (e normalisht çdokush don me jetu sa më gjatë) krejt çka duhet të bëni është të filloni jetesën në Itali!

Ky vend mesdhetar i rrethuar nga pesë detëra caktohet si vendi më i shëndetshëm në botë nga indeksi global shëndetësor i Bloomberg nga 163 vende të botës. Kështu, një fëmijë i lindur në Itali, mund të pritet që të jetoj deri në tetëdhjetë vjet e më shumë, shkruan Happy dhe transmeton GazetaOra.com.

Edhepse Italia është ndër vendet më të zhvilluara të botës, rritja e saj ka stagnuar për dekada të tëra, pothuajse 40% e të rinjve janë të papunë, dhe vendi ka borxhe të mëdha.

Megjithatë, italianët janë në formë shumë më mirë se amerikanët, kanadezët apo britanikët, të cilët në shumë vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli, si dhe problemet psikologjike.

Sipas Happy që transmeton GazetaOra.com, kuzhina italiane ka merita të mëdha për shëndetin e mirë të kombit. Ekziston edhe një dietë mesdhetare, e pasur me perime dhe vaj ulliri të virgjër, të cilat italianët e duan dhe e konsumojnë shumë.

Në vendin e dytë në listën e vendeve më të shëndetshme gjenden Islanda, dhe në vendin e tretë Zvicrra, ndërsa në vendin e katërt dhe të pestë janë Singapori dhe Australia.

Ndërkohë, 4.500 kilometra në jug, në Sierra Leone, një fëmijë që lind tash do të vdes me rreth 52 vjet, shkruan The Independent dhe ju sjell GazetaOra.com, duke e bërë atë vendin më të keq për jetesë sipas kësaj liste.

Secili vend vlerësohet në bazë të pritshmërisë së jetëgjatësisë, shkaqet e vdekjes dhe rreziqet shëndetsore, të tilla si tensioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit, kequshqyerja dhe qasje në ujë të pijshëm.