Shpallje

Në 24 orëshin e fundit Prishtina ka pas disa vepra penale dhe ngjarje që e kanë aktivizuar Policinë e Kosovës.

Në rrugë Rr. “Rexhep Luci”, rreth orës 23:50, viktima mashkull Shqiptar ka
raportuar se pasi ka publikuar disa lajme satirike është kanosur me mesazhe me
përmbajtje kërcënuese. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa
njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Dhuna fmailjare ka ndodh rreth orës 11:15 ku raportohet se i dyshuari mashkull Shqiptar pas një mosmarrëveshje ka kanosur bashkëshorten dhe dy vajzat-viktimat femra Shqiptare. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjithashtu dhunë familjare ka ndodhur edhe në Graçanicë rreth orës 19:35 ku i dyshuari mashkull Serb i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit me 3.17 promilë alkool në gjak dhe ka përdorur forcë fizike ndaj gruas dhe fëmijëve. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Ndërsa sa i përket armëmbajtjes pa leje, rreth orës 22:50 në Fushë Kosovë gjatë kontrollimit të veturës Pezho me targa të Kosovës në ulësen e parë është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë TT me gjashtë fishekë kal. 7.62mm. I dyshuari pas intervistës me urdhër të prokurorit lirohet, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt.

Narkotikës si problem qenjësor për trullosjen kryesisht të të rinjëve, është gjetur në posedim të paautorizuar në Rr. “Mahir Domi”, rreth orës 22:16. Njësiti patrullues ka ndaluar të dyshuarin mashkull Shqiptar tek i cili ka gjetur një qese me substancë narkotike të llojit marihuanë. Substanca është konfiskuar, kurse i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor i cili pas intervistës është liruar me urdhër të prokurorit kujdestar.

Lëndim trupor ka ndodhur në Podujevë rreth orës 20:34. Ka ndodhur një rrahje në mes të dy grupeve pas nje fjalosje ndërmjet tyre, me ç’rast katër të dyshuarit meshkuj Shqiptarë janë arrestuar nga njësitet policore. Në këtë rast janë lënduar tri viktima femra Shqiptare të cilave u është ofruar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante dhe Punëtori i Qendrës për Punë Sociale. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt .

Drenasi ka gdhirë me gjetjen nga policia të monedhave të falsifikuara. Viktima femër Shqiptare punëtore në një bankë ka raportuar se nga e dyshuara femër Shqiptare ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar.

Sa i përket incidenteve të tjera është edhe zjarri në Aeroportin Nderkombetar të Prishtinës (ANP) – ADEM JASHARI rreth orës 18:30. Si pasojë e një zjarri që ka ndodhur në një restorant që gjendet në hapësirën e ANP-së, është shkaktuar një tym i dendur dhe për pasojë ka shkaktuar vështirësi-ndërprerje në operimet e ANP-së. Njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar-fikur zjarrin.

Aksident trafiku ka ndodhur në Graçanicë në ora 01:47. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj Shqiptarë të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

Një person i kërkuar është arrestuar në PKK Vërmicë në ora 14:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë , është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës./Zyra per Informim e PK-së