Shpallje

Gara Revolucionare e Iranit e ka ndaluar një anije saudite të peshkimit dhe i ka arrestuar anëtarët e ekuipazhit të saj, raporton agjencia iraniane e lajmeve, në një kohë të tensioneve të rritura diplomatike të dy fuqive rajonale.

Pesë shtetas indianë në anijen saudite u arrestuan të premten pasi që kishin kaluar ujërat brenda territorit iranian në Gjiri, ka thënë Ardeshir Yarahmadi, zëdhënës i departamentit të peshkatarëve në provincën Bushhr, transmeton Express.

Ai ka thënë se kjo është hera e dytë në muajin e fundit që një anije saudite dhe ekuipazhi e saj ndalohet nga autoritetet iraniane.

Marrëdhëniet mes Iranit dhe Arabisë Saudite janë në pikën e tyre më të keqe ndër vite, me njëra-tjetrën që e shkëmbejnë akuza mes vete për shkatërrimin e sigurisë dhe përkrahjen e palëve të kundërta në konfliktet në Siri, Iran dhe Jemen, shkruan GazetaBlic.