Inteligjenca korruptive

6
Shpallje

Diku të Pol Sarteri, kam lexuar mbi dilemën e madhe, sa a mund të quhet intelektual njeriu që ka prodhuar armët për shkatërrim në masë? Në fakt ajo që dallon përmasën e intelektit të vërtetë është humanizmi, sipas Sarterit, “intelektual mbetet vetëm ai intelekt që shërben brenda kuadratit të humanizmit”. së paku dhe unë kështu kam përshtypje në atë konsekuencën e dilemës që vë Sarterit.

Shkruan Bekim Rexhepi

Realiteti ynë sot për sot shquhet për një inteligjencë provokuese, në kuptimin saj negativ të zhvillimit të korrupsionit në gjatësinë dhe gjerësinë piramidale. Ky realitet ka pasur një koherencë, e qe viteve të fundit, veçmas pas luftës ka shtrirje të gjithanshme edhe shoqërore, shkaktar të shumtë, por më kryesori mbete politika. Politika është motori i zhvillimit të korrupsionit në vend, aty morri përmasa dhe u bë i pranishëm kudo në ne dhe rreth nesh. Për këto 18 vite të fundit kur ne, në njëfarë mënyre i kthehemi vetvetes në struktura të pavarura institucionale të shtetit, dukshëm se kemi përparuar në inteligjencën, se si duhet korruptuar në të gjitha segmentet shoqërore, pa kursyer edhe familjen. Sqarojmë se ky korruptim kaq i madh dhe inteligjent nuk vije nga mëkati zanafillor, ai vije nga prirja e njerëzve tanë për të qenë me vese, pra duke qenë kësisoj mosmirënjohës, të paqëndrueshëm, të poshtër para një rreziku dhe të pangopur për fitime, ne jemi bërë inteligjent në kuptimin e jo humanitetit. Ne me inteligjencën tonë, nuk prodhuam armë për shkatërrim në masë, siç do të mund të nxirrej tek analizat dhe dilemat e Sarterit mbi situata, por ne kemi prodhuar një inteligjencë komode fare korruptive, që mbase do të na shkatërroj ngadalë.

Ka një preventivë për ta ndaluar sadopak këtë rritje dhe shtrirje inteligjente të korrupsionit antihuman, por që së pari na duhet të kuptojmë se kemi ardhur në shënjestrën e pashmangshme të rrezikut dhe se duhet emergjent të krijojmë ekipe dhe shkolla të posaçme që në kohë dhe për kohë do të trajtojnë një lloj edukimi të përshtatshëm, që do të ekuilibrojnë mjaftueshëm brishtë të keqen, e cila ka kulturarizuar njerëzit tanë.

Kjo inteligjencë korruptive ka trajtuar me dhunë të posaçme subjektin – njeriun si qenie e ndërgjegjshme, që ka aftësi të mendojë, të njohë sendet e dukuritë e botës dhe të veprojë me vullnetin e tij për të arritur qëllimet e dëshirat e veta në jetë. Në raste të mosbindjeve kjo inteligjenca korruptive e jona ka likuiduar, ka linçuar dhe ka falimentuar njeriun e lirë, ay sot për sot ka vështirësi që të akomodohet me ndershmërinë e tij të mëparshme, me të gjitha aktet humane që duhet t’i ketë njeriu si një qenie e lirë.

I vështirë duket antagonizmi mes popullit dhe aristokracisë korruptive në vend, ky konstatim në vetvete mbërrin tek një gjykim gati absolut. Siç është bërë elita korruptive, ashtu edhe masa e shkon e zgjerohet pa lënë gjasa e shpresa për ndryshime.

Elita parazite shqiptare vazhdon akoma edhe tani të korruptoi vullnetin e masës, duke blerë një deputet aty këtu, për të bërë ca numra të mjaftueshëm sa për të mbajtur gjallë qeverinë korruptive, dhe për të mbajtur gjallë atë dekadencën e tyre që tashmë është përkufizuar si një inteligjencës korruptive, madje edhe për kohë të tjera.

DiasporaTV
Shpallje