Shpallje

Tridhjetë persona deri tani raportohen të plagosur pas një shpërthimi në një restorant në Velipojë, në Shqipëri.

Mediat atje raportojnë se një bombolë gazi që ka shpërthyer në një restorant në këtë zonë bregdetare ka shkaktuar të paktën plagosjen e 30 personave, të cilët janë dërguar për në spitalin e Shkodrës, shkruan Insajderi, përcjell GazetaOra.com.

Ata kanë pësuar djegie nga shpërthimi dhe zjarri i shkaktuar.

Katër nga të plagosurit raportohet të kenë pësuar lëndime të rënda dy prej të cilëve janë dërguar me helikopter për në spitalin e Tiranës, ndërsa të tjerët kanë marrë djegie të lehta.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz