Shpallje

Siç dihet në shumë aspekte të ndryshme të marrëdhënieve, njerëzit kanë tendencë për të shijuar rolet dominuese që i japin atyre një ndjenjë të kontrollit.

Fraza të tilla si “Kush vesh pantallona në familje” paraqiten kur kemi parasysh një stereotip të lashtë se burrat duhet të ketë kontrollin e familjes dhe GRUAS së tyre.

Kjo nevojë për dominim herë pas here vjen në pyetje, sidomos kur njeriu i papjekur nuk mund të pajtohen me ndjenjat e tij (të pasigurisë) pasi që një grua e fortë shfaqet në jetën e tij, shkruan “Expanded Consciousness“.

Burrat e papjekur shpesh ndihen të frikësuar nga femrat e fuqishme. Ja pesë nga arsyet:

Një grua e fortë nuk i trembet syri ta thërras burrin e papjekur, e ta qortoj për ndonjë marrëzi të tij.

Gratë e forta nuk pritojnë t’ia bëjnë me dije burrit të vet të papjekur, se ato nuk janë me të vetëm për shkak të egos.

Gratë e fuqishme janë të mençura dhe të afta, çka është në kundërshtim me papjekuri.

Ai e ndjen presionin për shkak të suksesit që pritej prej tij

Gratë e fuqishme përkrahin partnerët e tyre, por edhe i motivojnë që t’i bëjnë më të mirët që mund të jenë.

Mashkujt e papjekur, shpesh, frikësohen dhe ndihen të pasigurtë me këtë përkrahje dhe motivim e ambicie që pritet prej tyre.

Frikësohen sepse mendojnë që gruaja pret më shumë prej tij, dhe se ajo do të jetë e pakënaqur me arritjet e tij.

Ai ka frikë nga angazhimi

Meshkujt e papjekur nuk kanë asnjë ide se çfarë duan nga jeta, kurse gratë e fuqishme e dijnë saktësisht se çfarë duan nga jeta.

Nëse një grua e fortë dëshiron të jetë me një burrë, kjo është për shkak se ajo ka vendosur se e dëshiron atë. Ajo nuk ka frikë nga angazhimet.

Angazhimi është i frikshëm nga meshkujt e papjekur. Serioziteti nuk është tiparë i tyre.

Ajo gjithnjë do të thotë atë që don.

Një grua e fortë nuk e ka problem për t’u përballur me një person për shkak të asaj që ka thënë ose bërë. Nëse keni bërë diçka që asaj nuk i konvenon, asaj hiq nuk i vjen vështirë t’ua thotë në fytyrë!

Kjo mund të jetë shumë e frikshme për burrat e papjekur, sepse ata nuk janë mësuar që një grua t’ua thotë gjërat në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Një gruaje të fortë është e vështirë për t’i bërë përshtypje

Meshkujt e papjekur zakonisht nuk janë ata që kanë 100% përpjekje në marrëdhënie, që është problematike pasiqë gratë e forta presin që të kenë partner të ngjajshëm.

Një grua e fortë jeton çdo ditë me pasion dhe ajo ka nevojë për një partner që tregon pasionin e vet në një lidhje. Kështu gruaja e fortë do të ishte e sigurtë se ka gjetur partnerin që ajo e dëshiron, shkruan Expanded Consciousness, e që përmes ATMA ju transmeton GazetaOra.com

DiasporaTV
Shpallje