Shpallje

Duket se çdo javë ka nga një teori të re apokaliptike, dhe më e fundit sugjeron se “jeta të cilën e njohim do të marrë fund në vitin 2045”.

Megjithatë, këtë herë ky parashikim nuk ka ardhur nga një teorist konspirativ ose ndonjë oktapod.

Por, parashikimi vjen nga shefi i inxhinierisë në Google, Ray Kurzweil, i cili ka thënë se robotët “do të arrijnë të kenë inteligjencë njerëzore deri më 2029”, një lëvizje kjo që “do të ndryshojë natyrën e vetë njerëzimit”, shkruan InfoGlobi, përcjell GazetaOra.com.

Aktualisht, inteligjenca artificiale (AI) është e kufizuar vetëm në asistentë digjital të zërit, si Siri dhe të tjerët.