Shpallje

Zjarri që tani ka kapluar një hotel në vendpushimin e famshëm turk në Kemer, janë plagosur 14 persona, ndërsa 400 prej tyre janë evakuuar.

Sipas mediave turke, zjarri shpërtheu sot në mëngjes rreth orës 9 sipas orës tonë, dhe pas përpjekjeve të mëdha zjarri është lokalizuar nga zjarrëfikësit lokal.

Në mesin e të plagosurve të cilët më së shumti vuajtën pasojat e frymëmarrjes së vështirësuar nga tymi, ishin katër rusë dhe dhjetë shtetas turq, shkruan GazetaOra.com.

Në këto momente, sipas GazetaOra.com, nuk ka ende informacion të saktë se a ka pasur në hotel pushues nga trojet shqiptare.

Siç thuhet jozyrtarisht, zjarri është shkaktuar nga lidhjet e dobëta elektrike..