Shpallje

Një ndërtesë është kapluar nga flakët sonte rreth orës 22:00 në rrugën “Filip Vishnjiq” në veri të Mitrovicës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Njësitet e zjarrfikësve dhe policia kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të evakuojnë më shumë se 20 familje. shkruan BotaPress e transmeton GazetaOra.com

Dyshohet se shkaktar i këtij zjarri ka qenë një bombolë e gazit e cila ka eksploduar në njërën prej banesave në katin e dytë.