Shpallje

Një shkëmbim zjarri në një diskotekë, me shumë gjasa pas një konflikti personal, ka shkaktuar dy të vdekur mes të cilëve dhe agresori dhe katër të plagosur sot në Constance, në Gjermani, pranë kufirit me Zvicrën.

Policia lokale përjashtoi pistën e një atentati.

“Nuk ka elemente që theksojnë se bëhet fjalë për një akt terrorist”, nënvizoi ajo në një komunikatë.

“Hetimet për shkaqet e këtij akti, që mendohet se lidhet me një konflikt në rrethin e autorit të të shtënave, po vazhdojnë”, shtoi ajo.

Agresori ishte një irakian 34 vjeç, i cili banonte në këtë rajon që prej më shumë se 15 vitesh, njofton ATSH, përcjell GazetaOra.com

Ai vrau një person dhe plagosi tre të tjerë brenda ndërtesës ku hapi zjarr para se të plagoste dhe një polic jashtë saj. Ai u vra më në fund nga forcat e policisë.