Shpallje

Dita e dasmës është më e veçanta në jetë, por ky çift në Skoci me siguri që do ta mbajë mend për arsye të tjera.

Nusja dhe dhëndri po bëni poza në natyrën e bukur skoceze, kur skenën e rrëmbeu dikush tjetër.

Një nga të ftuarit, Robert Wallace, krjetësisht i zhveshur, u shfaq pranë çiftit teksa shkrepeshin fotot.

Për fat të mirë, çifti i ri e kaloi gjithçka me të qeshur, duke e pranuar rrengun që u punoi i ftuari i tyre.

Po ashtu, edhe dasmorët e tjerë u argëtuan jashtë mase nga ndodhia.