Shpallje

Jess Molho dhe bashkëshortja e tij kanë rënë viktimë e një sulmi me armë në Turqi, në zonën e Bodrumit të dielën. Zeynep Molho ka mbetur e plagosur aksidentalisht pas një sulmi që ndodhi në Bodrum ku mbeti i vdekur një djalë 18-vjeçar dhe 4 të tjerë u plagosën. Policia po punon ende për detajet e krimit, ndërkohë një Zeynep Molho i është nënshtruar operacionit pas dërgimit të menjëhershëm në spital.

Aktori dhe një prej personazheve më të njohur televizivë, Jess Molho, ishte së bashku me bashkëshorten në Bodrum në momentin që ndodhi sulmi. Siç raportojnë mediat turke, Jess ka thënë se plumbi që ka prekur bashkëshorten i ka thyer njërën brinjë, megjithatë ai e konsideron mrekulli faktin që ajo shpëtoi gjallë: “Plaga është e thellë, njëra brinjë është e thyer, megjithatë shpëtoi mrekullisht. Bashkëshortja ime tani është në spital dhe nesër (sot) do të shohim rezultatet e operacionit”, – ka thënë Molho.

Jess Molho është një aktor dhe një personazh mjaft i njohur televiziv në Turqi. I ati është me origjinë italiane, por Molho është rritur dhe arsimuar në Turqi.

Pasi mbaroi studimet e larta në Universitetin e Marmara-s, departamentin e Ekonomisë, dhe pasi mbaroi studimet Master për Radio Televizion në Universitetin e Yeditepe-s, Molho u bë pjesë e ekranit për disa vite, pa i lënë mënjanë edhe projektet si aktor.

‘Number One TV’, ‘Food Excuse’ apo seritë e ‘Magic Annem’ janë vetëm disa suksese televizive të Molho. Ai gjithashtu ka drejtuar edhe “Celebrity Circus”, transmetuar në Star TV në 2007.

Molho ka luajtur edhe në filmin “Süpürr”, por edhe në teatër disa role.

Jess është martuar me Zeynep Molho, drejtoreshën e programit që ai prezantoi në vitin 2002. Jess Molho dhe Zeynep Molho kanë një djalë Tibet, i cili ka lindur në vitin 2007 dhe një vajzë, Maya, e cila ka lindur në vitin 2012.