Bëni dorën grusht dhe zbuloni… çfarë karakteri keni!

Shpallje

Duhet shumë pak kohë që ndonjëherë të kuptosh më shumë për një person. Gjestet e juaja zbulojnë atë që ju ndoshta mund të doni që ta fshihni.

Ne ju sugjerojmë të bëni një provë të vogël. Mblidhni dorën grusht, dhe zgjidhni opsionin që ju përshtatet më shumë…

Dhe tani ju ftojmë të lexoni se çfarë do të thotë ajo për personalitetin tuaj.

1-Bëni grushtin me gishtin e madh të mbështetur tek gishti i dytë i dorës

2-Bëni grushtin me gishtin e madh brenda

3-Bëni grushtin me gishtin e madh në anë

4-Bëni grushtin me gishtin e madh të ngritur lart

Tipi juaj?

1-Bëni grushtin me gishtin e madh të mbështetur në gishtërintë e tjerë
Ju ndoshta mund të jeni personi më energjik në botë. Kërkoni të dini shumë gjëra si dhe përpiqeni që t’i përqafoni shumë shpejt çdo inovacion. Jeni një njeri i sjellshëm, i cili gjatë gjithë kohës doni që t’i ndihmoni të tjerët. Ndonjëherë bëni më shumë sesa thoni, dhe është pikërisht kjo gjë, mirësia juaj që i zgjon tek të tjerët ndjenjën e respektin dhe vlerësimit. Ju shpesh jeni frymëzim për të tjerët, dhe nëse do ishit një drejtues do të ishit shumë të mirë, një shef që do gëzonte respektin e të gjithë punonjësve.

2-Bëni grushtin me gishtin e madh brenda
Jeni njerëz të mençur dhe elokuent, por nuk jeni shumë të hapur për të krijuar miq të rinj. Përshtypja e parë që lini tek njerëzit është “persona të heshtur dhe të zymtë”, por sapo fillojnë t’ju njohin më mirë e kuptojnë se jeni shumë të butë dhe prekeni shpejt. Nëse përballeni me ndonjë problem, keni aftësinë që doni t’i shkoni që në “rrënjë” dhe më pas të përpiqeni që t’i jepni një zgjidhje. Jeni të matur dhe të mprehtë. Ndonjëherë ju kërkoni shumë nga vetja, dhe kjo ju shkakton shumë ankth. Kjo është arsyeja pse keni nevojë që dikush t’ju kuptojë edhe pa u shprehur me fjalë.

3-Bëni grushtin me gishtin e madh në anë
Motoja juaj është “secili ka në dorë të zgjedhë rrugën e tij”, dhe ju zgjidhni gjithmon më të vështirën. Jeni praktik dhe i sinqertë, ia dini mirë vlerën vetes. Frika se mund të dështoni, ndonjëherë ju pengon të merrni vendime të guximshme. Kjo është arsyeja pse shpesh keni nevojë për miratim dhe lavdërim. Miqtë tuaj e vlerësojnë sinqeritetin, besueshmërinë dhe mprehtësinë. Ata rreth jush ndihen të mbrojtur në praninë tuaj dhe janë gjithmonë të lumtur t’ju kenë pranë.

4-Bëni grushtin me gishtin e madh të ngritur lart
Jeni modest, por shumë i ditur dhe i gjithanshëm. Keni një mendje të shpejtë që gjeneron ide të panumërta e që shpesh mund të duken të pamundura në shikim të parë. Adhuroni të “zbuloni” botën, megjithatë , ndonjëherë e keni të vështirë të përqendroheni në diçka në veçanti sepse doni të dini të gjitha. Gjithkush mendon se jeni një enciklopedi dhe kërkon shumë këshillën tuaj. Por brenda, ju jeni mjaft të mbyllur, duke dhënë një “zgjidhje” shumë të kujdesshme.