Pse t’i besojmë Arbana Xharrës?!

19
Shpallje

Shkruan: Frashër Krasniqi

Arbana Xharra kishte thënë që Shpend Ahmeti është i pakorruptuar (31 janar 2017). Sot e akuzon me shpifje për korrupsion.

– Arbana Xharra kishte thënë se Kadri Veseli po flet marri të mëdha dhe po e merr në qafë një vend të tërë me të pavërteta e deklarata të rrezikshme (18 shkurt 2017). Sot i shërben Kadri Veselit pa rezerva.

– Arbana Xharra kishte thënë për PDK-në se është “grup mafiozësh që u transformuan nga njerëz të pagdhendur të provincave në superhajna të sofistikuar të kohës sonë” (22 dhjetor 2016). Sot, bashkë me këta superhajna përpiqen ta njollosin VV-në pa asnjë fakt.

– Arbana Xharra duke e denoncuar aderimin e Margarita Kadriut në PDK, e kishte quajtur PDK-në “parti që pret duar” dhe kishte thënë që PDK e ka kapur shtetin dhe po e zhvatë atë (18 prill 2014). Sot i shërben PDK-së, pa kushte.

– Arbana Xharra kishte thënë që struktura e Grabovcit & Co. i ka lënë të rinjtë pa perspektivë (2 gusht 2016). Sot është bashkëpartiake me Grabovcin dhe të tjerët si ai.

– Arbana Xharra e kishte quajtur Azem Sylën “deputeti i PDK-së dhe banditi i rrjetit kriminal” dhe e kishte akuzuar PDK-në që “jo vetëm që nuk e ndëshkoi, por e la deputet dhe I DHA MUNDËSINË E ZHVILLIMIT TË NJË AKTIVITETI KRIMINAL (27 prill 2016). Kurse sot nuk e ka fare problem që PDK ende e mban në gjirin e vet Azem Sylën kurse Arbana është bashkëpartiake e tij.

– Arbana Xharra e kishte akuzuar PDK-në për kepërdorim të tenderave milionësh (30 maj 2016). Sot nuk flet për keqpërdorimet e PDK-së por shpifë për VV-në.

– Arbana Xharra kishte thënë që burrat në PDK i kanë rehatuar gratë e tyre në PTK. Kishte denoncuar nepotizmin e PDK-së dhe i kishte quajtur ata “palaço” (12 qershor 2016). Sot i shërben PDK-së ndërkohë që i është punësuar bashkëshorti në RTK.

– Arbana Xharra kishte thënë që nuk do të bëhet pjesë e asnjë strukture politike (janar 2017). Sot është propaganduesja më aktive e strukturës më të kriminalizuar politike – PDK-së.

– Arbana Xharra e kishte akuzuar PDK-në për falimentimin e PTK-së (12 janar 2017). Sot nuk flet kur dosti i saj Blerandi po e falimenton tërë sistemin energjetik në Kosovë.

– Arbana Xharra e kishte akuzuar plot mllef Alma Lamën për pazare me PDK-në dhe i kishte thënë se “PDK do t’i djeg të gjithë!” (14 korrik 2016). Sot është pjesë e pazareve karrieriste me PDK-në.

– Arbana Xharra e kishte akuzuar Kadri Veselin për servilitet ndaj Erdoganit (18 gusht 2016). Ndërsa PDK-në e kishte akuzuar për flirtim me Bashkësinë Islame të Kosovës (25 nëntor 2016). Sot nuk ka asnjë kritikë kur PDK mbështetë hapur projekte të BIK-ut, që sipas vetë Arbanës, janë të financuara nga Erdogani.

– Arbana Xharra kishte folur me mllef kundër shpifjeve të ulëta të PDK-së ndaj Albulena Haxhiut (20 shkurt 2016). Sot, bashkë me kolegët e saj të partisë, bëjnë komentet më të ulëta seksiste ndaj deputetes Haxhiu.

– Arbana Xharra kishte shpifur se VV u shkruan statuse aktivistëve dhe i organizon ata për të bërë linçime, ndërsa sot ajo e ka pranuar vetë që u shkruan statuse shpifëse militantëve të PDK-së, për të linçuar VV-në.

– Arbana Xharra kishte shpifur duke akuzuar aktivistët e VV-së për grafite kërcënuese tek banesa e saj, kishte aluduar që aktivistët e VV e kanë rrahur si dhe kishte shpifur e akuzuar që aktivistët e VV po ia përcjellin banesën. Por sot e asaj dite as një aktivist nuk akuzohet apo dyshohet nga gjykatat, që vetë i kanë nën kontroll, për ato raste. Kurse Arbana ka përfunduar duke përcjellur shtëpitë e aktivistëve të VV-së.

KËSHTU QË, Arbana është mirë me na tregu për ndonjë aktor, sepse në politikë e kemi pa mirë hipokrizinë e saj. Edhe për aktor, jo që din najsen, por thjesht po na shtin me keshë

DiasporaTV
Shpallje