Shpallje

Rritja e temperaturave në Siberi ka shkaktuar dukurinë e shfaqjes së vrimave misterioze, kratereve në përmasa gjigante, ndërsa shkencëtarët thonë se këto mund të kenë pasoja për gjithë planetin.

“Akulli i përhershëm” në Siberi ka nisur të shkrihet, që ka për pasojë ndryshimet e mëdha në pamjen, por edhe në ekologjinë e këtij rajoni, transmeton Koha.net raportimin e medieve.

“Për herë të fundit akulli në Siberi ishte shkrirë para 130 mijë vjetësh.

Ky është një fenomen natyror që shkaktohet nga ndryshimet në orbitën e Tokës”, thotë profesori i Universitetit të Oxfordit, Gidion Handerson.

“Mirëpo, shkrirja kaq e shpejtë është pa precedent. Ngrohja që ka ndodhur para 130 mijë vjetëve ka zgjatur gjatë disa mijë vjetëve, ndërsa tani temperaturat po rriten brenda vetëm disa dekadave”, ka thënë ai.

Në rrethana normale, akulli i përhershëm rregullon nivelin e dyoksidit të karbonit në ambientin që rrethohet, duke robëruar një sasi9 të tij nga atmosfera.

Por në Siberi tani po ndodh një proces i kundërt, e meqë akulli po liron dyoksidin e karbonit, kjo do të përshpejtojë ngrohjen.

Ajo që ka shqetësuar më shumë shkencëtarët, është prania e metanit në tokë. Nga viti 2014 gjerë e gjatë nëpër Siberi janë zbuluar kratere përmasash gjigante, një nga të cilat ka pasur diametrin 15 metra.

Ndonëse ende nuk është vërtetuar asnjë nga hipotezat se pse kanë ndodhur ato, dyshohet se për hapjen e tyre ka luajtur rol prania e metanit në akull, sqaron dr. Vlladimir Romanovski, profesor i gjeofizikës në Universitetin e Alaskës.

Njerëzit që jetojnë në Siberi tashmë po ndiejnë pasojat e ndryshimeve klimaterike.

“Meqë toka po shkrin, po shemben hekurudhat, po shkatërrohen rrugët, kurse ndërtesat po fundosen. Këto tashmë po ndodhi”, raportohet nga BotaSot, përcjell GazetaOra.com