Shpallje

Detektivët janë duke e intervistuar një të dyshuar për vrasjen e adoleshentës Charlene Downes, e cila dyshohet se është copëtuar në formë qebapi.

Nxënësja Charlene, 14 vjeç, nga Blackpool, u zhduk në nëntor të 2003’s.

Asnjë gjurmë e saj nuk është gjetur prej asaj kohe, por detektivët besojnë se trupi i saj ishte copëtuar ‘në formë qebapi’ dikund larg qytetit.

Policia e Lancashirit njoftoi një zbulim të madh pasi arrestoi një 51 vjeçar, i cili jetonte në Blackpool në kohën e zhdukjes së Charlene u arrestua këtë mëngjes me dyshimin për vrasjen e saj.

Muajin e kaluar, familja e viktimës njoftohet se do të padisin policinë hetuese, pasi këta të fundit kishin në dispozicion disa pamje të CCTV por ata nuk i kishin shfaqur asnjëherë, me ç’rast e ka acaruar nënën e 14 vjeçares Charlene, raporton “The Sun”.

Mamaja e Charlene, Karen, thuhet se po merr masa ligjore për hetuesit pasi këta ishin ulur në arkivat e tyre për më shumë se një dekadë dhe nuk kanë gjetur një të dyshuar për vrasjen e bijës së saj.

Pamjet e CCTV kanë shfaqur Charlene duke ecur me motrën e saj Rebecca në ditën kur ajo u zhduk.

Karen u shpreh për Daily Mirror: “Është e pabesueshme që ata kanë pasur ato pamje gjatë gjithë këtyre viteve dhe kurrë nuk i kanë përdorur”.

“Është një turp absolut dhe një fyerje për kujtimin e vajzës sime të vdekur”, tha ajo.

Zyrtarët nga Policia e Lancashirit kanë marrë më shumë se 4,800 deklarata të dëshmitarëve dhe kanë ndjekur 10,500 pista hetimi, por rasti mbetet i pazgjidhur.

Detektivët dyshojnë se Charlene mund të ketë qenë viktimë e shfrytëzimit seksual në Blackpool.

Këto janë vrasjet më të famshme të pazgjidhura të Britanisë, që i kanë lënë policët të habitur